Diktatura në skanerin e kujtesës


Diktatura në skanerin e kujtesës       Romani" STATUJA"  nga  MYSLIM  PASHA

                        (ese)

Nga  Përparim   Hysi

  Jam befasuar nga romani "STATUJA" me autor MYSLIM PASHA ! Ka ngjarje të skanuara për një kohë të gjatë dhe,tek e mbarova romanin, arrij në  përfundim: MYSLIM PASHA ka sjell një roman për lexuesin, që i ka të tërë elementet e një romani të realizmit magjik.  Një lloj ngjashmëri me MARKEZIN,nobelistin  nga KOLUMBIA dhe, duke skanuar ndodhi e ngjarje gati si përçudnim,na ka dhënë si në  pëllëmbë të dorës kohën e diktaturës (së proletariatiat). Kujtesa,- thotë JOSEPH PULITZER(1847- 1911),- është aftësia më e lartë e mendjes njerëzore. Këtë aftësi që lakon gazetari i madh amerikan,e gjen të freskët dhe krejt të kthiellët tek autori i romanit,MYSLIM PASHA. MYSLIM PASHA ka shkruar një roman krejt unik në  Literaturën SHQIPTARE. Më kujtohet që JORGE LUIS BORGES (1892-1986),thoshte:- Problemi qendror i të shkruarit të një romani,është shkakësia! Gati bërtita si ARKIMEDI"Eureka",kur nga fundi i romanit"STATUJA",aty nga faqa 258(i gjithi romani ka262 faqe),hasa këto fjali:"UGO ,që vinte këtu,e ka një shkak;HERA, që i lëngonte shpirti për ERSONIN,e ka një shkak; ERSONI,i mbështjellë me legjendë të gënjeshtër në"humbjen" e tij,e ka një shkak; ata që erdhën e rrëzuan Enverin, e kishin një shkak; Ata besnikët dhe fanatikët e dikurshëm,skulptorë,piktorë, inxhinierë,historianë,gjeografë, këngëtarë që i ishin blatuar asja statuje,tani të thyer e të heur zvarrë,edhe ata e kishin një shkak!!!". NJë përkim që të mbushë mendjen,se ke të bësh me një autor,pena e të cilit nuk shkruan revan.Dhe, nëse zë e hyj në hullitë e mendjes aq të ndritur të BORGESIT, nuk kam si mos e vë pranë,autorin e romanit  MYSLIM PASHA! "Koha,- thotë BORGES,- është lënda prej së cilës jam bërë. Koha është një lumë që më merr mua me vete, por unë jam lumi. Koha është një tigër që më përrlan,por unë jam tigri. Koha është një zjarr që më shkrumbon mua, por unë jam zjarri!" Dhe në gjithë këto thënie të BORGESIT,sikur shoh autorin MYSLIM PASHËN edhe si lumë,por lumi,sado që e zhyt, nuk e mbyt. Si tigër që do ta hajë, po ka kaq energji sae vë poshtë"tigrin" dhe,sa për zjarrin, ai në roman del mirëfili,për mjet alteregos së tij,ERSON PIRGUT,që"zjarrin e shuan me zjarr". Dhe kur shkruaj për gjithë këto atribute të autorit që"fshihet" nën lëkurën e ERSON PIRGUT, pyetjes se si është e mundur që ky njeri të përballojë një"cunam" me të vërtetë tronditës, në ndihmë të përgjigjes, më vjen NIÇE:" Nëse nuk më vret, më bën më të fortë".

                                                              *    *    * Por le të largohemi paksa nga sofizma dhe citime dhe të dalim nga deti me përfytrime dhe asocacione, në stere. Në "stere" ku zhvillohen ngjarjet. "Stereja" është realieti. Dhe realiteti në roman është sa i trishtë dhe aq i zi. Ngjarjet zënë fill pas"Fjalës 6 shkurtit 1967" dhe mbrrijnë deri në ditët tona. Partia ka vendosur të krijojë"Njeriun e ri" njësoj si delen"DOLLI" nga gjenetistët dhe anatomistët anglezë. NJeriun e ri apo"njerinë kallëp" që duhet të mendojë e veprojë me mendësitë e partisë. Në vizioni tim, komunizmi ishte një lloj droge që të mpinte mendjen, po se po,por edhe të shpërfytyronte si karakter dhe dinjitet. Në krye të herës,komunisti GJIK KUQALI, i thoshte të dashurës:"...unë të dua ty,po të duash partinë". Këtë lloj"droge" e pinin fëmijët e kopshteve përmjet këngës" Akulore me sheqer/do ia fal xhaxhit Enver". Në shkollë bëhej"atavike" thirrja:" GJITHMONË GATI!" dhe sllogane pa fund. Heroi i romanit tonë,ERSON PIRGU, është oficer topograf, me shkollë të lartë, komunist dhe, për fat të keq të tij, në detashmnetin ku  shërben,është jo vetëm më i shkathti, por dhe më cilësori. Nëse bëj një krahasim pak "banal" dhe detashmentin ta quaj një pyll me drurë, ky,Inxhineri topograf,ERSON PIRGU, është lisi më i lartë i atij pylli. Mirëpo ashtu si dardha që e ka bishtin prapa , harron apo bën sikur harron (analogjia dhe hammendësia është vetëm imja) se rrufeja kur bie, qëllon dhe zhurit majat më të larta. STATUJA (është fjala për statujën e Enver Hoxhës) është Sfinksi mitologjik që po ha të gjallë një popull të tërë,por, i pangopur në mizorinë e tij, po ha dhe shokët e tij. Topografi me tejqyrën e tij,seç  vëren një farë varri aty,përqark tij dhe këtu fillon tatëpjeta  e ERSON PIRGUT! I ndërgjegjshën që po skanon një të vërtetë, gati, me duarët e tij, ka marrë sëpatën dhe u bie këmbëve. Kur sheh që në"skanerin" e kohës, dënohen me pushkatim gati gjithë shtabi i USHTRISË POPULLORE,për një fjalë goje apo një raportim situate që nuk i pëlqen ZEUSIT (Enverit),s'ka si mos ndihet i frikësuar dhe nën stres. Frika zinxhir nga lart-poshte  dhe midis njerëzve, më bën të kujtoj atë që ka thënë MITHAT  FRASHËRI(1880-1949): "Komunizimi është një sëmundje e tmerrshme si tërbim i qenëve dhe i ujqërve: është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por dhe zemrën dhe shpirtin e njeriut". Të gjitha,këto,në vija të "trasha" dhe të"holla", në faqe të  tëra i gjen në roman. Komandant e  komisar ia kanë me"hile" njëri-tjetrit. Mbi ta,si"hije e zezë",lëviz Sigmsi apo Sekomi dhe,për të mos mërzitur lexuesini, "sfinksI" kërkon  koka të prera. Në panel shfaqen RAMIZ ALIA e Shoqja XH,KADRI AZBIU,MEHMET SHEHU dhe,nëse ndjek qoftë ca biseda gojore mes tyre, vëren se kemi jetuar në një "Kohë torollake". Torollake dhe shumë dramatike.

                                                       *     *    * ERSON PIRGU, bëhet"kavia eksperimentale" e Njeriut të ri. Ai do supozohet që të bjerë në"krye të detyrës"(tash ai është tarnsferuar në batalionin e raketeva) dhe do "varroset" me ceremoni "patriotike".Arkivoli mbushet me gurë dhe varroset në fshatin e vetë. Dhe më kujtohet një thënie e SOLOMONIT:" ZOTI neverit gjuhën gënjeshtare,duarët e përgjakura dhe dëshmitarin e rremë". Të gjitha qenë brenda këtij arkivoli. Regjisura e këtij "morti" që vrau shpirtërat e familjarëve, ish përgatitur nga një GREBLLESH  (MYSLIM më rrënqethe me këtë emër,se GREBLLESHI apo MUSTAFA GREBLLESHI është një nga shkrimtarët më të dashur dhe miku im) dhe ca më tej në skutat e sigurimit. ERSON  PIRGU i vërtetë zhbëhet dhe niset me mision jashtë shtetit. Këtu fillon një"dramë tjetër". HERA,gruaje ERSON PIRGUT, duhet ta mbajë "sekretin" përbrenda. Ajo jo vetëm është  PENELOPA që pret t'i kthehet ODISEU i saj nga kushedi se ku, por është një lloj martireje si, vdekur  e pa kallur, që në kërthizë të sagës së bukur të martesës, e plagosën apo më shumë e gjakosën. Ka një linjë të bukur, të shkruar me mjeshtëri nga autori për këtë dashuri. Faqet kushtuar kësaj dashurie janë më tepër se sa poezi. Por të më falë HERA që, po me mendësinë time, dua t'i vë veç një emër. Tek ndjek me kërshëri këtë linjë dashurie,besoj se nuk gaboj,po të them:" Jeta ime  nisi,kur u martova me ERSON PIRGUN". Se, siç thotë SOLOMONI:" NJë bashkëshorte e mirë vjen si bekim nga ZOTI". Nëse nuk qëllova në shenjë, kërkoj ndjesë.                                                              *    *   * Romani mbaron me kthimin e ERSONIT të"vdekur",kur erdhi demokracia dhe"zbulohen petët e lakrorit". Komunistët e tipti:Sigms,Sekom, GREBLLESH janë"konverutuar në"demokratë pasionantë" që mezi e"flakën qelbësirën bashkë me statujën". Dhe drama zë e zhbëhet përmjet"Këngës së DHOQINËS":"Kemi parë dhe s'kemiparë/shkon i vdekuri më të gjallë". HERA e gjallë me ERSONIN e "vdekur", të zënë prej duarësh çajnë lumin e ngjarjeve në këtë kohë kaq të çuditshme dhe krejtësisht torollake. Urime MYSLIM PASHA ailas KOLONEL DETI që të ka lezet sa fjala aq edhe pena!

                                             Tiranë, 29 tetor 2019

20 views

Shkrimet e fundit