Diktaturë simulante


Astrit Lulushi

x

Çfarë do të thotë Amerika - Çfarë kërkon Perëndimi? A nuk është çfarë duan ata shkumës i bardhë dhe vendi ynë tabelë e zezë? Dhe pse duhet t’a thonë me forcë se çfarë duan, si në rastin e një zbulimi të madh “tokë tokë”? Shqipëria është e shqiptarëve, jo e dikujt tjetër. Apo është ndonjë kalim përreth Ballkanit e kontinentit që të huajt duan të gjejnë? Këto janë problemet që na shqetësojnë ne më shumë se njerëzimin. Pse qeveria është si njeriu i vetëm që e ka humbur fare, sa që njerëzit e tij duhet të jenë aq të zellshëm për ta gjetur? Dhe për t’a bërë punën e vet më të lehtë, kërcënon e shpall masa izolimi gjoja kundër Covidit.

Bëni më tepër....gjejini vetë rrjedhat dhe oqeanet tuaja a ku ju pikon çatia; eksploroni gjerësitë, lartësitë e thellësitë tuaja — mos llogarisni ngarkesat e anijeve për t'ju mbështetur, deri tani po jetoni të mbytur me borxhe, dhe grumbulloni kanaçe boshe. A nuk e rrëzuat diktaturën që të çliroheni? Apo u shpik mishi i thatë për të ruajtur thjesht mishin dhe jo për të shuar urinë në udhëtime të gjata? Pse e latë përmbysjen përgjysëm dhe nuk u bëtë zotër në vendin tuaj brenda botës, të hapnit rrugë e kanale të reja, jo për tregti, por për mendime. Njeriu që mendon është zot i një mbretërie përkrah të cilës perandoritë e Cezarit, Sulltanit e Stalinit ishin shumë të vogla, një hummerë e lënë nga akulli. Megjithatë, shumë mund të jenë atdhetarë, të tjerët nuk kanë respekt as për veten dhe sundojnë më të mirët; e duan tokën, por nuk kanë simpati për frymën që mund të gjallërojë dheun. Patriotizmi është magji në kokën e tyre, që sjell fuqi, para dhe tërheq turma. Cili është kuptimi i vizitave me gjithë parada e shpenzime, veç një njohje indirekte e faktit se ka kontinente dhe dete në botën morale, ku çdo njeri është një portë, ende e pahapur e pashpjeguar nga ai vetë. Por është më lehtë të fluturosh mijëra kilometra në një aeroplan qeveritar, me dhjetra-dhjetra vetë për të ndihmuar një, sesa të eksplorosh vendin tënd që është vetëm e i mjerë. Lërini ata të enden të shqyrtojnë vendet e huaja, për të marrë fjalë përkrahëse e për të zgjatur mandatet, ju e keni vendin tuaj, të cilin një tufë horrash e plaçkitësish e mbajnë peng. Digjiani Kartonin, mos i lejoni t’iu përfaqësojnë. Mos votoni për ‘ta. Nëse s’gjeni njeri, mos votoni fare. Mësohuni të duroni vuajtjen e parë që të mos keni më vuajtje. Sepse kështu filloi; së pari pranuam një Shqipëri të cunguar, dhe prej asaj kohe vetëm të zeza e vuajtje kanë rrjedhur, deri me një regjim diktaturë simulant me aftësi të kufizuar vendosur para 30 vjetëve.

15 views

Shkrimet e fundit