“DIELL PA HIJE” - ANTOLOGJIA E PARË POETIKE BALLKANIKE NË GJUHËN SHQIPE


REXHEP SHAHU

“Diell pa hije” - Antologji e poezisë ballkanike të shekullit XXI, me 52 autorë të njohur nga 12 shtete të Ballkanit, shqipëruar me dashuri e përkushtim nga poeti e studjuesi elitar shqiptar Ramadan Musliu, në muajt e fundit të jetës së tij, përgatitur e botuar nga Shtëpia botuese e promovuese Klubi i Poezisë, me mbështetjen e humanistit Flamur Hoxha, është libër që i ka munguar bibliotekës shqipe dhe lexuesit shqiptar që nga fillimi i shkrimit, për shkak të urrejtjes.

Lumenjtë e dashurisë në Ballkan, nuk kanë mundë t’i shembin digat e urrejtjes që kanë ngritë shtete të ndryshme të udhëhequra nga makthe e ankthe luftrash që kanë fituar humbje, shpërngulje e dëbime masive njerzish dhe e kanë mbjellë tokën e bukës me varre.