Diaspora në Australi kthen sytë nga origjina


    Diaspora në Australi kthen sytë nga origjina, grumbullon 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit

    Diaspora në Australi kthen sytë nga origjina, grumbullon 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit


    Shqiptarët në Australi vazhdojnë të nxjerrin në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit, për dy javë shoqatat e shumta, të cilat veprojnë në këtë vend, mblodhën mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

    Komuniteti shqiptar në Australi është ndër komunitetet e angazhuara të Diasporës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës pas tërmetit.

    Për dy javë shoqatat e shumta atdhetare, të cilat veprojnë në Australi, kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, ndërkohë që vazhdojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera, raporton www.fjalaelire.com.

    Komuniteti shqiptar në Australi vazhdon të ruajë vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afro tri dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.


    #australi #ndihma

    13 views

    Shkrimet e fundit