DIÇKA PER BURRIN NGA KELMENDI RUSH DRAGU
-Meditim për një mik që nuk mendojmë njësoj-
E njoh prej vitit 1977! Pra 45 vjet në mendjen time ka qënë diku Rush Dragu. Ato vite me emër tjetër, por po ai njeri, po ai shpirt, po ajo energji që bart edhe sot Rush Dragu në Amerikë. E veçoj se është i vetmi burrë që do të telefononte nga Amerika në Tiranë në fund të shekullit që shkoi dhe do të pyeste: “Ku është Shefqet Meko?!”… Unë kisha ikur qysh më 1999. Kur kunati im më tha se “Një Rush Dragu në Amerikë pyet për ty…” mu drodh shpirti. Sapo kisha ardhur edhe unë emigrant në Minnesota. Ajo telefonatë e rrallë me ka ngelur në mendje sepse ajo “zile” rrëfen gjithshka se kush është Rush Dragu…Unë kam pasur fatin të njoh shumë njerëz, qysh nga Shkolla e Mesme Veterinare në Shkodër, ku për dy vjet isha “Sekretar Rinie” dhe më pas në ILB ku rasti më njohu me shumë njerëz. Pak të mirë më kanë mbetur në mendje… Ca kërmij, ca gjarpërinj, ca lakej, ca servilë dhe mjeshtra të “thikave pas shpine”…Ka qënë i vetmi burrë që do të telefononte nga Amerika dhe të pyeste: “Ku është Shefqet Meko?...” Ishte Rush Dragu. Telefonatë pa interes, pa servilosje, pa nevojë. Thjesht interesim njerëzor për një mik rinisë. Unë përherë e kam dashur këtë njeri. Më kujtohet një herë do vinte nga Kelmendi dhe së bashku do hanim një darkë tek 15 katshi i famshëm i kohës… Folëm aq shumë, debatuam, shprehëm veten në një darkë miqsh. Miqtë ishin miq edhe në “kohën që vdiq”… Rush Dragu kur ishte student nuk ju afrua shumë redaksisë “Studenti i Bujqësisë” duke lënë vend mbase për Martin Lekën apo Gjovalin Gjeloshin, mbase… Por mbeti tek unë një karakter malsori i pangjashëm me kënd. I drejtpërdrejtë, i prerë, i saktë, i rreptë dhe po aq krenar. Jam ndjerë i lumturuar për punën që ka bërë me http://xn--cdaaa.albdreams.com/ Më kapërcue disa herë mua ish-kryeredaktorin e gazetës “Studenti i bujqësisë”. U ndjeva mirë. I dërgoja shkrime dhe mi botonte pa i parë fare. Gati me shumë se një dakdë më parë udhëtova drejt Detoridit për ta takuar të palodhshmin Rush Dragu. Jam ndjerë krenar. Jam ndjerë njeri në bujarinë që ofronte për mua burri nga Kelmendi Rush Dragu. Tek kafja e Tij në Miçigan nuk rreshte biseda dhe debatet shqip. Më tha se do hapte një radio, do bënte televizion… Të gjitha i ka bërë realitet. Pse të mos jem krenar që jam mik i intelektualit nga Kelmendi Rush Dragu? Ndodh që ja keqshkruaj emrin, sepse në tru kam emrin e dikurshëm të këtij njeriu që Amerika i ka dhënë fuqinë dhe lirinë që nuk e gjeti dot në Shqipëri… Unë jam mik i Rush Dragut nga Shkodra jonë e madhe. Ne jemi miq që nuk mendojmë njësoj, por jemi ata që duam të jemi, falë palimitit të lirisë Amerikane…Rush Dragu jeton në lindje të shtetit tim, Minnesota, dhe unë jetoj në Perëndim të Detroidit ku pihet kafe ekspress tek Rush Dragu…Na ndan një liqen prej nga lind Dielli në qytetin tim… A doni më për mua në Minneapolis dhe Rush Dragun në Detorid?... Minneapolis 15 Prill 2022
Comments