top of page

Dhuratë për Shën Valentin


Nga Petrit Malushi


Në tënden ditë, Shen Valentin !

Në tënden ditë përzgjidhen lulet,

Jo për t’i thurur gërshet, kurorë.

Nuk shkon askush të përulet

Tek të ikurit për përvjetorë.


Mijëra zemra lule përcjellin,

Mijëra zemra lulet i presin.

Gonxhet brenda fshehin diellin,

Nëpër petale simbolet mbesin.


As tufë bashkë nuk i mbledhin

Që një datëlindje ta urojnë.

Dasmave, lart në ajër s´i hedhin,

Fatin beqarët ta gjurmojnë.


Flori e zjarr shkëlqen kjo ditë.

Mesazhet varg, fjalë zbukuruar,

Përbetime kaluar në sitë.

Kush thotë që s’janë të koduar ?!

Adoleshentë, të rinj, të rritur

Dhe të moshuar flokëdëborë

Rendin, shkruajnë si të roitur,

Të përvëluar, besnikë, dashnorë...


Në tënden ditë Shen Valentin

Dy zemra lulet, simbol dhuratë

I kanë vetëm për dashurinë,

Endërrime dhe lutje për fat.


Dhuratë për Shën Valentin


Për ty, më të shtrenjtin suvenir

Të kërkoja, nuk renda shitoreve.

Vargjet me rimën më të mirë,

Nuk u lodha t’i gjeja fletoreve.


Nuk prenotova luksozët lokale

Ku shërbehet me përulësi,

E në krahun tënd me lumenj fjale,

Të t’përbetohesha për dashuri.


Për lulen me më të ndezurën ngjyrë,

Aromëpërhapëse pa mbarim,

Livadheve vrapova, në natyrë.

Dhuratë ta bëra për Shën Valentin.



Mëkatari


Dy lule porosite për dhurata,

Dhurata, dy në një ditë.

Njëra, perde e zezë si nata,

Tjetra, mbulesë për djallëzitë.


Dy lulet, të shkretat s’e dinë

Ç’fsheh ti në shpirtin e zi,

Kurorëshkelës, që në Shën Valentinë

Dhuron lule për tradhëti.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page