Dhjetë filozofët e mëdhenjë që kanë vuajtur nga çrregullime psiqike!


ARTIKUJ-KUJTESË!


Dhjetë filozofët e mëdhenjë që kanë vuajtur nga çrregullime psiqike!


Ata që shtrojnë pyetje të vështira, të tilla si:

“pse gjendemi këtu?”, “ prej nga e nxjerrim moralin?” dhe “çfarë realisht do të thotë të jesh përtokë?”, i kanë dhënë njerëzimit njohuri të mahnitshme filozofike, si dhe udhëzime etike.

Për fat të keq, reflektimi me tepri mbi këto çështje mund të çojë ndonjëherë në dalldi trurin e filozofëve, duke nxjerrë në pah presionin më shumë se sa duhet!

Pastaj përsëri, ndoshta është paksa një çmenduri e vogël ajo që i çon filozofët e mëdhenj drejt përpjekjeve për të kërkuar përgjigje mbi këto çështje. William James William James Mjeku, psikologu dhe filozofi William James, është i njohur për punën e tij mbi filozofinë e fesë dhe atë të pragmatizmit, duke kërkuar të zbulojë sesi duhet të veprojë dikush, kur nuk ka njohuri të së vërtetës përfundimtare.

Ashtu si vëllezërit e motrat e tij (njëri prej të cilëve ishte romancieri i madh Henry James), ai vuajti nga sëmundje të ndryshme në rininë e tij, si fizike ashtu edhe mendore. Sëmundja e tij mendore, e njohur në atë kohë si “krizë nervore”, përfshinte periudha të veçanta dhe të rënda depresive të cilat zgjasnin për muaj më radhë, dhe gjatë të cilave ai mendonte të vetëvritej.

Pavarësisht nga këto shqetësime, James botoi përgjatë gjithë jetës së tij dhe vdiq nga një krizë në zemër në të gjashtëdhjetat e tij. John Stuart Mill Një nga figurat kyçe të rrymës së utilitarizmit, John Stuart Mill ishte një fëmijë i paracaktuar të bëhej dikushi, ndaj dhe babai i tij kërkoi qëllimisht ta edukonte që në moshë të re me filozofi.

Mësimet intensive të babait të tij, shkaktuan në fund efektet e veta negative, dhe në moshën 20-vjeçare ai u godit nga një ezaurim nervor dhe depresioni, që siç e shpjegoi më vonë i vinte për shkak të privimit nga një fëmijëri e vërtetë. Mill u shërua dhe vazhdoi studimet universitare përmes një burse, që përfshinte publikimin e librit të tij “Mbi lirinë” – një vepër thellësisht e rëndësishme filozofike, dhe një nga tekstet themelore të liberalizmit. Soren Kierkegaard I konsideruar si gjyshi i ekzistencializmit, apo ndoshta ekzistencialisti i parë, Soren Kierkegaard ishte thellësisht kritik ndaj filozofëve idealistë të kohës së tij si Hegelit dhe Schellingut.

Ai kishte në fokus jetën si një “individ i vetëm”, duke vënë theksin tek zgjedhjet personale dhe realitetin njerëzor.

Ai e cilësoi depresionin si një dështim, duke u shprehur se personi në depresion ka patur gjithmonë “një mundësi të barabartë ose ndoshta më të madhe të gjendjes së kundërt”.

Kjo pikëpamje është edhe më prekëse, kur e kupton se vetë Kierkegaardi, dhe shumë prej anëtarëve të familjes së tij, vuanin nga simptomat e depresionit të thellë. Kierkegaard citohet të ketë thënë: “Depresioni im është mësuesi më besnik që kam njohur…

”! Michel Foucault Michel

Foucault u angazhua në studime kritike mbi institucione të tilla sociale si psikiatria dhe burgjet, ndërsa shkrimet e tij mbi diskursin dhe pushtetin qenë thellësisht me ndikim gjatë pjesës së dytë të shekullit të XX-të dhe më gjerë.

Rëndësia e tij në filozofi dhe nëpër një shumëllojshmëri disiplinash akademike, është shënjuar nga fakti se ai është një nga dijetarët që citohen më shpesh në shkencat humane. Autori i teksteve të tilla si “Çmenduria dhe Qytetërimi”, ndikimi i tij i shquar në lëvizjen anti-psikiatrike është i dukshëm – sidomos duke pasur parasysh faktin se ai mori një diplomë në psikologji dhe ndoshta më e rëndësishmja, vuajti mundimet e depresionit akut, që madje e çuan në përpjekje për vrarë veten. Paul Feyerabend Paul Feyerabend punoi mbi 30 vjet në Universitetit të Kalifornisë, duke punuar në fushën e filozofisë së shkencës. Ai pati një qasje anarkike ndaj shkencës, duke hedhur poshtë urtësinë e përbashkët se mund të ketë rregulla universale metodologjike.

Vepra e tij më e famshme, “Kundër metodës”, provokoi reagime të forta dhe ai u mor me polemika, duke u përballur njëkohësisht edhe me depresionin e tij të madh, që i detyrohej kryesisht intensitetit të madh të punës të tij. Në fakt, në autobiografinë e tij ai i referua atij si “depresioni besnik”, duke e krahasuar sëmundjen e tij me një kafshë shtëpiake. Sokrati I njohur zakonisht si themeluesi i traditës filozofike perëndimore,