Dhimbjet lindin njerëz më të fortë


    Dhimbjet lindin njerëz më të fortë

    E fundit ishte një lulëz. Një e tillë e mbirë enkas në ditën që e solli në jetë atë, lulëzën e vockël dhe vetë Pranverën. Atë lulëz, që pikërisht celulari e kishte fiksuar dhe dashurisht e kishte ndarë në mesazhier. E pashë dhe lotova. Pse duhet ta fsheh?! Jam prej mishi dhe u ndikova. Fundja është një e tillë e pashmangshme. Kur shpirti i ndjeshëm pyet.

    Sakrifica e dëshirave, flijimi i pasurisë, flijimi i statusit shoqëror, flijimi i marrëdhënieve, flijimi i sendeve të pajetë. E me dhjetrëa flijime të tilla të tjera. A do të ishte flijimi pra kryerendi i kësaj lulëzeje në celular? A do të ishte fati i saj i parë i ndarë në këtë hapësirë sociale mesazhier? E në fakt pastaj deri tek flijimi për t’u bërë prej Zotit? Deri tek leximi i Tjetrit. Deri tek leximi i mesazhit…

    E mesazhi ishte shkruar në një të ndarë. Në një hapësirë vetmie të hallakatur. Aty ku vetëm mendja mund të lexojë ndarjen dhe bashkimin. Aty ku mendja bëhet palë me flijimin.

    Dhe mendja endet dhe merr pjesë të dhimbjes, që ndjehen kur duhet bërë një sakrificë e vogël. Dhe përgjigjet “Po”, nëse sakrifica është dhimbje, do të kishte dhimbje për t’u bërë prej Zotit.

    Shpirti duke u arvalldisur në mendimin e leximin e Tjetrit, përgjigjet, “Për të mbajtur atë dhimbje duhet të përjetoni dhimbje, të përjetoni dhimbje…, dhimbjeeeee! Pra, duhet të sakrifikoni. Dhimbjet lindin njerëz më të fortë. Ji dhimbje, ji i Zotit!”

    E fundit ishte një lulëz. Një e tillë që kishte çelë për të paralajmëruar ardhjen e kësaj Pranvere të mistershme. Një e tillë që kërkonte të na zgjonte. Një lulëz e tillë e largët dhe e afërt për të na dhën një mundësi të zgjedhim rrugën… rrugën e gurëve me kalldrëm ku diku do të ecnit vetëm. Dhe ajo kishte çelur mes gjembave, aty ku në ballinën tjetër kristal shkruhej me pak fjalë: “Zgjidhni rrugën e gjembave për të arritur te Zoti… Do të ecnit me Zotin!”

    E fundit ishte ajo lulëz. Një e tillë e mbirë enkas në ditën që e solli në jetë atë, lulëzën e vockël dhe vetë Pranverën të pushtonte sytë dhe kristalinën e paqme të IPhon-10 në dorën time. Atë lulëz, që pikërisht celulari e kishte fiksuar dhe dashurisht e mban në mesazhier. E pashë edhe sot. Edhe sot lotova. Pse duhet ta fsheh?! Kisha mbetur prej mishi dhe kisha arsye të tjera pse të ndikohesha. Fundja, ishte, është dhe do të mbetet një e tillë e pashmangshme. Kur shpirti i ndjeshëm pyet… për dhimbjet. Dhimbjet lindin njerëz më të fortë.

    22 views

    Shkrimet e fundit