top of page

Dhimbjen tënde të lutem më jep!



Më jep buzëqeshjen tënde ta kthej në një buqetë, Ta vendos në krye të dhomës, ta kem aty për jetë, Sytë e tu plot dritë i dua afër, shumë afër ti kem, Të ndjej dridhjen e një përqafimi, erën e gushës tënde të ndjej.

Më jep dhimbjen tënde që shpirtin të ka bërë plagë, Më jep fjalën e ëmbël ta mbaj thellë në shpirtin e vararë Të gjitha plagët, rrudhat e thella bukurinë e fytyrës mi jep, Copëzat e jetës, vuajtjet t'ja hedh erës, zogjt të këndojnë çdo mëngjes.

Më jep duart e tua të lodhura t'ju marr pakëz erë, Ti fërkoj ngadal, mos ti lëndoj kur ti përkëdhel. Më jep psherëtimat e tua, të të lehtësoj pak kur merr frymë, O Zot Im! Sa herë të ka shpuar ndonjë thikë, me shpirt ke psherëtir.

Ndaje dhimbjen tënde që ndjen, të ta kthej në forcë, Dielli mëngjesit kur zbardh dita, shpirtin me rreze të ngrohë, Të gjitha plagët, rrudhat, ethet, zbrazësitë e shpirtit, ndaj ti me mua, Zoti shëruesi i gjithësisë ilaçi yt do bëhet, do të kthejë buzëqeshjet e munguara.

Tingujt e një kënge do të mbushin shpirtin tënd, do të largojnë mërzinë, Ashtu si era ndez prushin, do të kthejnë ty përsëri lumturin, Sytë e tu të venitur do buzëqeshin plotë dritë atëherë, Aroma lulesh do të shpërthejnë, në shpirt do të sjellin pranverë.

Nezi Plaku Velaj Tiranë 21. 10. 2020

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page