Dhimbje e shpërndarë në pikat e Globit

Updated: Jul 13, 2020


Safije Ademi Selimaj

DHIMBJE E SHPËRNDARË NË PIKAT E GLOBIT


Prof Dr Fatmir Terziu

“Mjeshtër i Madh”


Një nga modelet femërore, që mbajti gjallë jo vetëm frymën rinore në zonën ku ajo jetoi, punoi dhe u aktivizua tërësisht ishte dhe mbeti Safije Ademi Selimaj. Kjo grua zonjë, nënë shembullore, grua e respektuar në Trebisht Bala e më gjerë ku ajo e dha angazhimin e saj si aktiviste e palodhur, brigadiere dhe drejtuese në disa instanca të kohës, tashmë ka marë lamtumirën e fundit për në banesën e saj të përjetshme, mes lotëve të dhimbjes, dashurisë së pakufishme nga fëmijët e saj të respektuar Luljeta, Letimi, Lutfija, Skënderi dhe nga bashkëshorti i saj Bajram Selimaj, një figurë e shquar e ndërtimit.

Në tërë jetën e saj ajo mbeti një grua zonjë, e respektuar, e thjeshtë, humane, plot harmoni, inisiativa, frymëzime për një jetë më të mirë, më të dedikuar për familjet, ku ajo gjithnjë edukoi si nënë fëmijët dhe të gjitha ata me të cilët ajo kishte lidhje dhe kontakte përditësie. E mbaj mend në mjaft ditë të tilla të vështira, si një zonjë grua që na udhëzonte se si të ndjekim rrugët e jetës, se si të bëhemi gjithnjë e më të mirë për veten dhe familjen, e shoqërinë.

E rritur në një familje të ndershme dhe patriotike, të përkushtuar ndaj jetës më të mirë, sikurse njihej i nderuari, babai i saj Shahin Ademi dhe me motra e vëllezër plot respekt e angazhime të ndershme, ku vëllai i saj mësues Ferit Ademi, gjithnjë do të mbetej një udhërrëfyes për të dhe mjaft të tjerë.


Fëmijëria


Fëmijëria e saj kaloi në Lagjen “Balla” të fshatit Trebisht Bala. E lindur në një familje me tradita të mëdha patriotike, mjaft efikase në edukimin e fëmijëve dhe brezave të rrinj, sikurse njihej dera e fisme e fisit Ademi, ku protagonistë që në gen kishte qene gjyshi i Usta Shahin Ademit, e më pas i ati i tij mjaft me emër, ajo trashëgoi dhe ridimensionoi këto vyrtye të larta në krah të dy motrave të saj dhe dy vëllezërve të respektuar. Me njërin vëlla, Rasimin ajo komunikonte më pak, apsi ai ndodhej me familje në Tiranë, por me tjetrit, mësuesin e apasionuar, Ferit Ademin, ajo thuajse ndante çd gjë, sikurse me motrat e saj mjaft të respektuara.

Kështu u rrit dhe edukua. Mësoi mjaft të mira prej nënës së saj Zizës, një zonjë tjetër kjo e fisme, që i dha mjaltë nga goja tërë zonës. Fjalët e saj peshonin, kështu nuk kishte si të ndodhte ndryshe me fëmijën që rriten e që më pas do të bëhej zonjë e nderuar Safije Ademi Selimaj.


Rinia dhe angazhimi


Nuk ka grua në fshatin Trebisht e më gjerë në zonë të mos e kishte njohur dhe të mos e ndjente rininë e saj dhe angazhimin e madh e të përkushtuar. E zonja e të gjitha punëve, e respektuara e të gjitha angazhimeve, modeli rinor dhe angazhues Safije Ademi Selimaj natyrshëm përcolli me mjaft dashuri edhe tek fëmijët që i edukoi dhe i shkolloi mrekullisht. Kështu rinia e saj dhe angazhimi iu fal familjes dhe kuadrove të ardhshëm në agronomi, Letimi. Në Frëngjisht Skënderi e të tjerët në mjaft fiusha të tjera që nga tregëtia e deri tek angazhime të tjera.

Skurse cituam më lart rinia e saj e formoi themelin e njeriut që e bëri një grua zonjë, e respektuar, e thjeshtë, humane, plot harmoni, inisiativa, frymëzime për një jetë më të mirë, më të dedikuar për familjet, ku ajo gjithnjë edukoi si nënë fëmijët dhe të gjitha ata me të cilët ajo kishte lidhje dhe kontakte përditësie. E mbaj mend në mjaft ditë të tilla të vështira, si një zonjë grua që na udhëzonte se si të ndjekim rrugët e jetës, se si të bëhemi gjithnjë e më të mirë për veten dhe familjen, e shoqërinë.


Duke përfunduar


Në ikjen e saj të dhimbshme, në largimin e saj nga kjo jetë, në banesën e saj në Elbasan tashmë mjaft vetë kanë dhënë ngushëllimet e tyre, kanë lënë komentet në rrjetet sociale, mjaft të afërm e gjaku i saj dhe i familjes që ndodhen tashmë anëkënd Globit. Të gjithë shprehin fjalët më të mira e më meritore për të. Kështu ikja e saj nga kjo jetë është një dhimbje e madhe e shpërndarë në të gjitha pikat e Globit, sikurse janë mjaft dhimbje të tilla sot. Në këtë dhimbje bashkohemi dhe ne dhe ngushëllimet tona, po aq sa dhe një grusht dhe imagjinar mbi trupin e saj, për respektin dhe madhështinë që ndjen Njeriu, kur respekti shkon përtej përmasave dhe gjeografive. Ngushëllime familjarisht!

214 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif