top of page

DHIMBJA E NËNËS


DHIMBJA E NËNËS

Nga Fatmir Terziu

U mblodh loti i verbër,

shkuli me forcë

një mal të bardhë borë.

E zogjtë u shpërngulën mendjelodhur

nga litarët e dhimbjes

për të dhënë alarmin.

Toka pëshpëriti thellë

shprushi të gjitha lutjet

e i mbështolli në zemër.

Kaq. Ra nata në sy

e syri u lag si një glob.

KAFÉ

Nga Fatmir Terziu

Thirrja e të moshuarve

kërruset në shtegun antik.

Udhërrëfyesi i ardhmërisë,

gumëzhin brenda saj.

Është fillimi i shërimit

për të gjithë ne dhe Tokën tonë.

Me veshët në Tokë,

dëgjon sekretet në parajsë.

Zëri i izoluar me shkas

kapërcen mbi çdo gardh.

Dita kacaviret me fjalë

e fjala dehet me plazmë.

Londër, 2 maj 2020

73 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page