DHEU I SHQIPËRISË


Resmi Osmani Triptik

Nga cikli”Burrat shkojnë në luftë”


Kushtuar ditës së pavarësisë

1

Në shtëpinë e madhe të Konomejve në Gliqi të Çamërisë, atë ditë dhjetori kishte të hyra e të dala të shumta. Babamadhi,Niko Konomi, të djeshmen ishte kthyer nga Vlora. Të ardhurve, u binte që larg në sy në ballkonion e katit të dytë , coha e flamurit ngjyrë alle si gjaku, me shqipen e zezë dy krerëshe, si të kishte zbritur nga malet e Çamërisë dhe kishte hapur krahë