...në fushë drurët kishin zverdhur, në ujra ngrica ishte nder, me zë pranvere më fliste vjeshta, „ti shkruaji këngët si ngaherë!“
Tokën e natës mbi truall e gjeja, ndanin kreonët në çdo verë, me zë prej dimri më fliste dimri, „ti shkruaji këngët si ngaherë!“
Në fshatin tim perënditë qanin, moshën këmbanat kishin thyer, me zë Poline më fliste nëna, „ti shkruaji këngët si ngaherë!“
Atëhere koha ishte e mitur, i rritur unë isha atëherë, me sy prej sythi më shihte vajza, dhe unë shkruaja si ngaherë...
@kotepetraq Fier, 23 janar 2021
Comments