Dhe koha deri tek çasti


Minush Hoxha

Nje fragment nga nje tregim me igjate: Dita e fundit e jetes e z. Lenka Ashtu në vetmi nga që nuk përballonte kontaktet me askëndë, znj. Lenka vdiq në atë mengjesin e trishtë me re gri. Vdiq në dhomën me perdet e lëshuara të drites, në shtratin në të cilin e kishin vendosur pasi nuk kishte fuqinë e duhur për të ecur vetë. Në të vërtetë, ndonjë ditë më parë, kur kishte shkuar në toalet për nevoja personale, kishte mbetur mu në guacë mbështetur me paskoken në fontanë dhe dukej sikur e vdekur. E kishin gjetur me sy të hapur që shihnin nga qielli dhe dukej sikur të kishte kërkuar më parë dikend për t’i lënë një porosi, për të rrënkuar në praninë e dikujt a për ta bërë të dijtur se po iken. Dhe koha deri tek çasti i vdekjes, ndodhi kështu… E vetmuar qëmoti anise e dinte pasi e kishte këshilluar mjeku e të afërmit se për te do ishte më mirë të ketë dikend pranë, me fizikum veçantë të rënë, në gjysemerrësi dhome, me frikësim instiktiv kishte endur syt sa këtej andej në kërkim të cilitdo nga të afërmit, duke ndijur se po afron vdekja. E veçonte nënën dhe dëshironte ta kishte pranë, t’i vënte koken në prehërin prej mëmeje kurse ajo t’i lëmoj floket e t’i këndoj ndonjë ninull fëmijërie. Dhe ashtu, instiktivisht, në gjysemerrësi, kishte zgjatur duart sa t’i ngjitë për dikend, dhe kishte rrëzuar të gjitha që kishte patur mbi dollapin e bukur skaj krevatit: goten e papërdorur të ujit, ibrikun porculan me lëngë portokalli, ndonjë lëngë tjetër për kurim, supë të lehtë gjedhi, barërat dhe një roman me kryepersonazh femrën e cila personifikonte dhe në portretin dhënë në ballinë, ngjante në vetë ate. Duke gjurmuar tiparët për bindjen se ngjanin, e kishte lexuar që moti më shumë herë dhe sa kishte nisur sëmuarja udhën, kishte urdhëruar t’mos ia lëkundin nga aty. Tek tuk provonte të përkujtonte ngjarjet nga aty, kërcente nga kaptina në kaptinë, nga rrjeshtkalimi në tjetrin për t’u këthyer që nga fillimi, dhe duke gjetur veten të tëren tek kryepersonazhi sikur e kishte paramenduar që në beqari.… ”Ajo…jam unë…” e thoshte më shumë vetëbesim në vete. Kur si gadi përherë aty nga ora 6 të mengje