
Dhe ardhi ai çasti...
Dhe ardhi ai çasti që më ngjethte mishin
Atëherë
Atëherë
kur merak dashurie më vrapte nga ylli
Atëherë
kur ecte ngadalë gdhirje ditë dielli
Atëherë
kur magji jete më mbushullonte shpirtin
Tashti
Jam vetem në stol me gjysëhark arti
Tashti
strukur galuc në një skut të tretur
Me një ,,princ caffe” në sy n,astallë, mu tek dora
Tashti
Me një tabletë tensioni para
E gjysem për qetësim të zemres trallisur
Dhe një laptop mbushulluar kohërash sa zë kozmosi
Jetim në gjysem terr!
Në një distancë të vocerr një gishti tregues vegimi lëvizë
Me atë shenjen thirrëse gjithëbotëshëm të dijtur
,,eja, eja. Ardhi kohë të piqesh të dashurit”
Më shpërthen nga thellësi e vetes dhe i jap isharet prapsimi.
,,kam plaçkat e shkapërderdhura! Sa ti mbledhë, më ke!”
Ma bënë të dijtur se skam nga ti iki e më pas fiket.
E tani që mendje e shkundulluar më dha krihet, pyetem
Nga të nisë gjezdisjen? Të davaris çastin!
Të bë vagabondllëk ngashryes
Ashtu, sa të duket se bëj jeten,.
Nga bestytri induse, shënjtërim dashurie i tyre
Nga Mahabarata e Ramajana, zoti Buda e Krishna
Lodhes ky kalurim nëpër lashtësi mitesh
Kapërcejë vetimthi atë relief dhe ja tek islamet
Mendsi muhamedane, e ngjeshur në vete
Irituar nga botë tjetër që si hap shtrirje.
Tek gjetem nga mjedisi i shpirtit të lashtë
E mendoj tani: ç,kreatyrë e vocerr që isha!
Bredhja sokaqeve, bredhja dofarë shkencave
E s,më kapte mendja burim lumturie.
Ashtu si një lolo i thoja lumturi një titulli
Një ngrehine me tela 12-she e dush monden
Një posti friksues e para me krojshe
Një lartësie pushteti që dridhte okolin
E nga të tërat vetem dy të bekuara nga Zoti
Ashtu sikur thot Kurani
Ashtu si jipte ikona e hyjnores Mari
Fëmijët engjëlluesh e mama e shenjtë.
Është i zaift hapi im sa të mbërthej atë hapsirë.
Ate që i dha Zoti pushtet të bëj gëzimin
Ta lidhë hallkash me lumturi për jeten.
Do ndërroj kahen e pelegrinazhit...
Se si diç më shtyti në të ftohtën Rusi,
Rusi e harlisur, Rusi me oltar betimi
Rusi acarri që s,ia bëra kurr të dijtur vetes
Me çfarë më ngrohte shpirtin
Me Jeseninin flokëverdhë gjezdisim kafeneve të pista
Ia gjykoj vardisjen e tepruar zuskes Isidor
Dhe atë rakinë që e vret në çaste.
Ky-ia them vetes-do ndahet nga Dankan n,Hotelin ,,L,angleter”
në Mosken e të denigruarit Lenin
dhe aty, shih!-një kanap në rreth, e kaloj në boten tjetër.
Ç,u pikllue e bukura Tanjusha,
sa lot i iken Kerushes, qen melaqnkolik KallaçovIt
Oo Jesenjin, violinë dhimbjesh poetike
Do bëj një poezi për ty,
Ashtu, një poezi loti poetesh bulevardi
Përshëndetje Ljermontov nevrik, zot i Peçorinit të guft
Refleks shpirti Evrope
Vrastar i ushtarit qyqar Grushnjicki
Dhe i vetes tek mbroje fantazmen.
Po ishe një trim cinik me urdhër shpirtë Sibiri
Sa të mbroje ate që bënte trimin.
Më ishe një mësues që s,dija në më përplase për toke
A më bëre hero.
Jo!
Kotas më bëni ftesen për gjezdisje tej!
Nëpër botërat që të nxjerrin nën diell
Tek të kalojnë më parë nëpër sketerrë.
Flini qetë gjumin në histori trimash
Pushoni pa trazim nga rropatje njerishpëtimi
Tashmë kini dhe bekimin nga Zoti
Nuk shihni nga tejbota njeriun e lumtur
Nuk shihni si qeshet, si do jeten!
Ika
Në vrap
Stepes magjike mongole
E kjo
Ç,është kjo muzikë e pa shoqe që miklon zemren
Në këte, i than Tibet
Të josh me t,pashembëllten bukuri e me misterin të trembë
Të rrëfej për filimjeten e përkushtimin misterit
Oo, nuk kam unë mendjeqëndresë për një barrë si kjo!
Do iki si një meteor që nuk di nënstrehen!
E tani tek me fiket tingull tibeti
Këtu, jasht e në vete, po, kam shlirësinë
Po nuk dij nga të marr anen
Shumë hapsirë para syrit e këmbet në rebeli.
7,8.12.22, mmmh.
Pushim pelegrinazhi e replikë me veten
Se ç,këtheve në sokakun tënd të lloçtë
S,të mba kokë e vogël e lodhur ytja
Dialog të thellë me Zotin
Ee vete, ti që s,di tamam kush je!
Që s,di sekush të bë kiter e sekush kërmill
Ti që u budallose me botë krijuar nga librat
Dhe tek i lexoje e the si një lolo:
Jeta është kjo që bëra, e tjeter ska!
Një byth e vocerr ytja e krekosje sa bjeshka.
Do të ul Zotin mbi një stol kalamajsh? Si një loder!
At të madhin, të pakapërthyeshmin nga mendje jote
Ti!
Ti me grupgjaku himallajas që jipesh shqiptarë i lashtë!
E po, këte dhanti ke ti, këte do ti
Këte dhurratë sa të davarisesh lemerinë e vdekjes
Dhe të bëjë pyetjen, ashtu cinik
Ç,t,u desht të vësh sprovash ate të pamundshmen
Dhe at çasje të ta bësh katran!
Ti që kapërceve n,atë botë pa kufi librash
e nuk mësove se lumuria ka jetë çasti
sa një shkreptinë qielli
ti që vëte nga grahmë e fundit
tek meditoje se je zoti.
Dëgjon cokamen që vie nga mister qiellor
Dëgjon sa çilter ta thot ABC-en e jetes
Mësove leksionin ç,është një vdekatarë!
E po vete
Lë mynxyrat e pyetjeve pa përgjigje
Dhe, po nuk të shohin syt nesrën
Shih të djeshmen, at dalldisësen, atë të gëzueshmen
Shih bukurinë që të fshehi tragjiken
Rrëzo mbreter pa zemër e ngrit të guximshmit me zemër
Hiq shkaqe fatkeqsishë e vendosë në kulm lumturinë
I shih këto tek ecen nga dhe i shkriftë, i zi.
Kujtesa është ytja, mu si ti i Zotit
Duaj e moho, mbjellë e shkul, këndo e bë homazh
Bë jeten e shpirtit ashtu sikur do
S,ia del?!
Oo sa tragjike që je vete!
Tungjatjetani i nderuar z.Minush Hoxha! Bashkë me përgëzimet për këto vargje
liriko-meditativ ju uroj gëzuar festën e Vitit të Ri 2023! Ky vit le të sjellë për Ju më
tepër mbarësi e suksese në jetën familjare, krijimtarinë letrare e në çdo gjë!
Me konsideratë, K.Gjergji.