Poezi për DITËN e MËSUESIT
(cikël)
Nga Përparim Hysi
1. PROFESORË !
Kujtimit të PROFESORËVE të mi, në ish-Normalen"LUIGJ GURAKUQI" të Elbasanit.*
Nuk di cilin prej jush të kujtoj më parë?
Se Ju qetë të gjithë të mrekullueshëm
Nuk e mohoj:për të gjithë,ju,kam mall
Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.
Dua të vijë aty tek pllaka e varrit
Dhe për cilindo prej jush të vë një tufë me lule
Vjen kjo ditë dhe nuk mbahem prej mallit
Tek po shkruaj,sikur ju flas JUVE!
Ju kujtoj një për një,të dashur PROFESORË!
Ju tek ne rrënjosët dituri!
Ju nuk qetë lektorë,por gati si SHENJTORË!
Aq na induktuat qytetari e dashuri.
Dhe çdo 7-mars që është DITA e MËSUESIT,
Poezinë e parë unë e shkruaj për JU!
Kam aq mall dhe veneracion,sa ata që i falen JEZUSIT
SE çdo gjë që kam arritur,e kam veç nga ju!
* kam qenë nxënës nga viti 1955-1959.
2.MËSUESËVE TË MI
DHOKSI e SOTIR MEÇO *
Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani
Ty,mësues SOTIRI dhe ty mësuese DHOKSI
Nëse më parë,nuk shkrova për ju vjershë
Nuk qeshë i zoti dhe mbeta"me provim në vjeshtë"
Po kurrë nuk ju harroj,kur më morët në krah
Më futët në shkollë:pesë vjeç e ca...
Si mëmë DHOKSIA,SOTIRI si ATË!
Po si mos shkruaj për ju,qoftë e një varg?
Sado jam i moshuar dhe disa herë jam gjysh
Njëlloj ju dua dhe nuk ka as si dhe as qysh?
Në sot jam thinjur dhe jam bërë njeri
Meritë,pa dyshim:së pari,kini ju.të dy!
* mësuesët e mi të fillores që 5-vjeç më futën në klasën e parë(1948-1952)
3. Dhimbje
In memoriam,PROFESOR DHIMITËR SIMON SHUTERIQI *
Oqean i pamatë,i pamatë dhe pa kufi
Si s'më lë të shkoj një çast:mu atje,në SHQIPËRI?
Mu atje në SHQIPËRI: ca më shumë në TIRANË
Ku përcjellin me oi,për në varr:një VIGAN!
Një VIGAN diturie made in SHUTERIQ
Ndaj nga dhimbja ndihem ligsh!
Më shumë vepra se sa jetë dhe "u lodh"
Ndaj shkoi që të pushojë
Por kam aq dhimbje
Sa për të po lotoj.
* kam qenë në FLORIDA
24 korrik 2003
4.Kujtimit të PROFESOR JUP KASTRATIT *
NJë vit u mbush.Ku je,PROFESOR?
Mungesa juaj,e madhe,e dhimbshme
Të pretë gjithë ai auditor
Që të dëgjojnë"Fjalën tuaj,të magjishme"!
Mjerisht,nuk po vjen.PO ku je,PROFESOR?
Në "ç'humnera diturie" ke humbur,ke një vit?!
Sa bosh i gjithë ai auditor
Ku gjendet një tjetër,si JU,i MADHI ERUDIT?
Po ju nuk po dukeni... a nuk është mëkat?
Auditori bosh,i zbrazët, i trisht!
Mungon atje FJALA JUAJ aq e mjaltë
Dhe dhimbja bëhet dyfish.
Ndaj presim të kthehesh,PROFESOR,më dëgjon?
Siç presim një njeri të fërt e të dashur.
Sado që ke ikur, në zemrat tona rron
SE veç dituri e dashuri në zemra ke falur.
* e kam shkruar më 24 korrik 2004
Tiranë,6 mars 2024
Comments