top of page

Dhëmbët e gjyshit.


Lela Dardha Kokona


Para disa muajsh gjyshi u sëmurë rëndë. U shqetësuan i madh e i vogël. Berti, nipi i vogël dëgjohej të qante me shkulma gjoksi. - Mos bëj kështu, ai do bëhet mirë! - I foli i jati.- Ja e shtruam në një nga spitalet shtetërore, do kurohet e do jetë pranë nesh sërish! - O babi, ti e di sa ka bërë ai për mua? - E di mor bir! - Jo, ti nuk e di, që ai për mua desh shiti dhe dhëmbët e florinjtë.- i jati qeshi. Gjyshi pasi u përmend nga ajo gjendje që kishte rënë , u mundua të ngrihej, por e pamundur pa ndihmën e dikujt. U mundua të thërriste infermieren. Por zëri nuk po i dilte dot i plotë. Nga kraharori i doli vetëm një tingull, një zë si fërshëllimë. Vuri dorën në gojë , aty e kuptoi se i kishin hequr dhëmbët e vëna. -O tmerr! Mi paskan hequr dhëmbët ! Hidhte sytë rreth komedinës, nuk shihte asgjë. Thërriti ca, po nuk u dëgjua. Vendosi të thërriste këtë herë me zë të lartë duke mbledhur dhe fuqitë e fundit të mbetura në trupin e drobitur.Përsëri i doli nga kraharori një klithmë dëshpëruese, gati vajtuese, që do ti prekte zemrën çdo krijese njerëzore më të pamëshirëshme. Infermierja që po kalonte në korridor e dëgjoi. Ajo u rrëqethë sa u drodh e tëra nga ajo klithmë. - Dikush kërkon ndihmë,apo më bëjnë veshët? - u befasua .Bindi veten se duhej nxituar. - Kush bërtiti kështu? - Unë - u përgjigj ngutur gjyshi,- nxori ca tinguj si tallës. - S'ke turp! Pse tallesh? Pse prish qetësinë? Je gjithë ky burrë! - Vazhdonte ta kritikonte gjyshin. Së fundi ai hapi gojën duke i ngulur sytë asaj me një vështrim mëshirues dhe gishtin tregues e drejtonte te goja e hapur. - Çna hap atë shpellë ashtu? - Pas shpinës së saj u duk të hynte i biri me një frymëmarrje të rënduar. - Po ku je mor bir? - iu drejtua gjyshi. - Ja babi,bleva ca pambuk, alkol e shiringa, se s'ka spitali. Kisha frikë se po merr ndonjë mikrob. Këtu vjen me një sëmundje e del me shumë! - Çka ngjarë, kush ka bërë turp këtu? - pyeti i habitur i biri. - Unë. - u përgjigj prerë gjyshi.- Vërtet kam lindur pa dhëmbë por nuk dua të vdes i tillë. - Pse flet kështu babi? - i biri i shqetësuar, mendoi se babai i tij qenka sëmurë dhe nga trutë. - Po mësohu dhe kështu , s'u bë qameti! Dynjaja kanë humbur pasuri të mëdha dhe kanë heshtur. E dinë se në këtë vend si gjen më. Ka ikur malli te i zoti. - Po i zoti jam unë moj shoqe.! - Epo tani është ai që i mori i zoti, jo ti!. - Më thuaj o babi si është puna? - Po dhëmbët mor bir, më kanë humbur. - Si? - Hodhi vështrimin me kujdes mbi komedinë që ndodhej pranë krevatit të tij. Kërkoi dhe vërtetë nuk i gjeti. - Unë tani kur ika i pash . Mendova se i ke hequr vet ti! I futa në një kavanoz me ujë. Ja, këtu i lash! S'la dollap e poshtë krevatit pa parë. Gjëkundi si gjeti. - Kush është ajo bishë që aksidentalisht quhet njeri?- shpërtheu në nerva i biri. - Ndonjë ujk me dy këmbë, që duket e njeh mirë këtë zonë!. - Epo, do jetojnë dhe ata!- shtoi infermierja. - Mirë që duan të jetojnë , por si shumë kërkokan?! Epo i ndajmë me çakenjtë ne,- shtoi infermierja. - Po ligjet i njihni ju ? - i tha i biri. - Epo, ku ka ligj ka dhe Maliq, ku ka ligje ka dhe shtigje. - Le të mësohet dhe pa ato, se mos do shkojë në punë ai! - Do të njoftoj policinë,- tha i biri. - Jo, të lutem mos na hap avaze! - Sna mjaftonë që na ka pllakosur varfëria si në kohën e zisë por na ka pllakosur më keq varfëria shpirtërore! - Fliste e ngrinte pak buzën e majtë lart i biri. Një i sëmurë i shtruar u drejtua duke i thëne se duhet thënë faleminderit me kaq, se mua më humbi portofoli o mik me paratë që më duheshin për operacionin.! - Po dhëmbët e gjyshit kanë kushtuar më shumë o mik! Po andaj po ikin rinia për gjithë natën nga ky vend., - shtoi i biri i trishtuar. - Hë mo bab, do vish me mua në Gjermani? Ju na keni lindur njerëz e të tillë duam të vdesim, e jo përbindësha, apo do rrish të të vjedhin institucionet shtetërore edhe ty, se dhëmbë e dhëmballë ti morën. Pak se nuk ka asnjë llojë mjekimi për të na shëruar, por edhe na vodhën. - Gjyshi fshinte djersët që i binin nga balli në sy. I biri iu drejtua infermieres: - Ato dhëmbë ashtu si ishin kushtonin jo pak, por po të ishin flori ashtu siç dukeshin në pamje të parë, do ju kisha futur në burg të gjithëve. - Uaa, pse nuk ishin floriri ato? Ato që vezullonin aq shumë? - Jo mi shoqe! - Asnjëra? Fliste dhe sytë ëndrrimtarë i lëvrimin sa majtas djathtas. -Po jo mi shoqe! - E hëngre o babi! Kanë kujtuar se i kishe floriri! - Sytë e saj vezulluan me një ngarkesë të frikshme ligësie!Ngriti dorën, kroi flokët e palara dhe nuk e hapi gojën më. Nuk më vjen keq se humbën dhëmbët moj shoqe, se do më vinte më keq po të humbisja pronën time të çmuar të vërtetë, dinjitetin njerëzor,- u shpreh i skuqur i tëri nga zhgënjimi i gjithanshëm i biri. Hajde babi, shkel mbi erë e të nisemi për Europë të gjejmë derman, se vetëm lëkura na ka mbetur pa na marrë, su hynë në punë, se edhe atë do të na e kishin marrë.

78 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page