DETYRIM BOTËROR


DETYRIM BOTËROR PËR PLANIFIKIM FAMILJAR DHE KARANTINË TË NJËKOHËSHME, MASA KUNDËR DY KATASTROFAVE




Nga Fahri Dahri

"Fryt i martesës - Dashuria dhe fëmijët"!!

Ç'farë ka në brendi të “Mitit të Sizifit“ të Albert Kamy-s?. Miti i famshëm i perëndive të lashtësisë, në një tjetër këndvështrim. Sizifi i dënuar, nuk e arriti dot që të shlyente dënimit për të ngritur gurin në majën e malit. Sforcimet, mbilodhja e Sizifit, mposhten pikërisht atëhere kur ai i afrohet majës së malit, vendit të caktuar për shlyerjen e dënimit. Guri i mposht forcat e Sizifit dhe rrokulliset me shpejtësi marramendëse drejt vendfillimit të ngritjes së gurit (apo ngarkesave të çdo llojshme).