Që dy dekada folësit e tubimeve - familjareve ju dhanë premtime, por për fat të keq
Deri me sot nuk u zbardh asnjë vrasje?! ...
Hasan Hasanramaj
Tema për të cilën u përcaktuam të shkruajmë kësaj radhe janë vrasjet tragjike para, gjatë dhe pas luftës së fundit të këtyre dhe shumë figurave tjera të rezistencës shqiptare për të cilët më shumë së dy dekadë nëpër tubimet e elektorale, akademitë për çdo vjet nëpër fshatrat dhe qytetet e Kosovës- kushtua zgjedhjeve komunale, shtetërore dhe përvjetorëve të vrasjeve tragjike në prita mirë të përgatitura. Për të cilat strukturat me të larta të LDK-se , shteti, gjykatat shtetërore, dhe ato ndërkombëtare, që njëzet një vjet resht edhe përkundër premtimeve të dhëna se do të zbulohen së shpejti vrastaret dhe vrasjet, për fat të keq të gjitha këto mbeten vetëm premtime të folëse deri me sot këto vrasje tragjike para, gjatë dhe pas luftës së fundit mbeten vetëm premtime dhe mashtrime në letër dhe asgjë tjetër ?! Me këto vrasje, tradhtaret e kombit para, gjatë dhe pas luftës së fundit, përgjakën Kosovën e përvuajtur, duke e dridhur në themel shtetësinë e saj. Nuk do mend së përzgjedhja e viktimave në fjalë ishte studiuara dhe përgatitur mirë një kohë të gjatë nga mbeturinat e kombit të gjitha ngjyrave. Në mesin e këtyre figurave të rezistencës shqiptare që po shihen në fotografin tonë kanë qenë stratege të luftës në Koshare, në fshatin Loxhë, në Pashtrik dhe vendeve tjera anë e këndë Kosovë dhe shumë vende të tjerë të cilët në momente me të vështira, kur qytetaret e Kosovës u përballen me jetën apo vdekjen të gjithë këta iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe ndër të paret kaluan në formimin e FARK-ut nën komandës e Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi.
Luftëtaret e betejave të mëdha në Kosovë - shumica e të cilëve sot nuk janë në mesin tonë me rezistencën e tyre i dridhen themelet e ushtrisë serbe dhe asaj Jugosllave
Gjatë luftës së fundit shumë prej këtyre burrave dhe të tjerëve të rezistencës shqiptare me përgatitje dhe profesionalizmin e tyre prej, strategeve të luftës, triperin e tyre e dëshmuan në vijën e parë të frontit për forcat e armikut ishin një barrierë e pa kapërcyeshme. Këta eproret ushtarak dhe luftëtaret trima në betejat me të mëdha në Koshare, në fshatin Loxhë, Koshare e vende të tjera me trimërinë e tyre heroike arritën fitore me të cilën i dridhi themelet e ushtrisë serbe dhe jugosllave. Beteja këto që shënuan kthesën me të madhe të rezistencës shqiptare në Kosovë. Këta epror të lartë ushtarak të pa trembur në fushën e mejdanit me bashkëpunëtoret e tyre ishte një udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të rezistohet në momentet ma kritike, kur popullata i Kosovës u kacafyten me jetë apo me vdekjen ishte udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të luftohet për atdhe. Në këto momente kur në Kosovë ishte i nevojshëm uniteti dhe bashkimi i shqiptareve për një rezistencë të përbashkët, qarqet mafioze dhe shërbimet e huaja nuk lanë gurë pa lëvizur me qëllim për ti pengua burra e rezistencës shqiptare në një anë, kurse në anën tjetër për ti penguar dhe mundësisht për ti likuiduar ata. Fatkeqësisht, falë mirë organizimit të faktorit shqiptar, shënimet e huaja, me ndihmën e “shqipfolëseve” dhe të një pjese të shtetit shqiptar të asaj kohe ia dolën që tragjikisht ta vrasim eprorin dhe pjesëtarin e familjes së rezistencës shqiptare Ahmet Krasniqin, Ministrin e Mbrojtës të Republikës së Kosovës në Tiranë. Në këto momente kritike- kuptohet pas vrasjes tragjike të kolonel Ahmet Krasniqit dhe propagandës së tërbuar të drejtuara kundër personalitetit të kolonel Tahir Zemaj i sugjeruan që për shkaqe të rrethanave të krijuara në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i sugjeruan që të largohet për një kohë të shkurtër nga Shqipëria. Pa vonua me zemër të thyer u largua për një kohë, por prapë u kthye në Shqipëri. Për shkak të ndryshimeve të mëdha që u benë në organizimin e shokëve të rezistencës ju urdhërua të krijojnë dhe të ndërtojnë brigadën “Mërgimi” në fshatin Mamurras të Shqipërisë. Themeli i kësaj brigade ishte një shembull i organizimit dhe përgatitjes së lartë profesionale.
Forcat barbare serbe me ndihmën e “ shqipfolësve” morë hak për humbjen e tyre në Kosovë
Edhe para vrasjes së kolonel Krasniqit- veprimtaria e kolonel Zemajt dhe shumë të tjerëve ishte një pengesë e madhe për qarqet e caktuara, sepse ai synimin kryesor e kishte organizimin dhe forcimin të Ushtrisë së Kosovës. Me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Salih Çekaj, Zahir Pajazitaj dhe shumë figurave tjera të rezistence shqiptare forcat barbare serbe me ndihmën e tradhtareve të kombit morë hak për humbjen e tyre në Kosovë, e në veçanti për rezistencës e madhe. Këta epror të lartë ushtarak gjithnjë synofshin drejtësinë dhe punë të ndershëm për realizimin e aspiratave shekullore të trojeve stërgjyshore dhe të popullit shqiptarë. Si të tillë paraqiste rrezik në veçanti për grupet e ndryshme mafioze në Kosovën e pas luftës si edhe te klaneve të ndryshme politike- mafioze në Kosovë dhe jashtë saj. Andaj e përsërisim edhe një herë, me përgjegjësi morale dhe kombëtare, të këtyre eproreve të lartë ushtarake dhe të fushave të tjera mençuria e tyre e rezistencës në fronti i luftës, por edhe me mençurinë luftës, benë edhe tërheqjen taktike kuptohet me urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Tiranë, gjegjësisht me urdhër e kolonel Ahmet Krasnit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qëllimi i kësaj tërheqje ishte evakuimi i popullatës së tubuar nga një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, evakuimi i të plagosurve dhe pas kalimit në Shqipëri, stacionimit në afërsi të kufirit Shqipëri- Kosovë, rifreskimit dhe riorganizimit të njësive për një periudhë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditore dhe pastaj prapa futjes së njësive me plan në drejtim të Kosovës. Kështu kaluan vite që kur u vranë këta epror ushtarak. Për fat te keq gjatë kësaj kohe jo se nuk u zbuluan vrasësit, por u bënë edhe vrasje të tjera?!
Familjaret e të vrarëve nuk dëshirojnë me fjale të thata, por vetëm aksione konkrete në zbulimin e vrasjeve dhe vrastareve ...
Edhe pas që njëzet e një vjet edhe përkundër fjalimeve dhe premtimeve të shumta folësit u treguam pafuqishëm për të bërë më shumë për ndriçimin e këtyre vrasjeve të eproreve me të lartë ushtarak dhe të tjerëve për të cilat kurrë nuk do të heshtim. Andaj kemi kërkua që njëzet e një vite dhe do të kërkojmë vazhdimisht me ngulm nga strukturat me të larta përgjegjëse ndërkombëtarë dhe ato vendore për zbulimin e vrasjeve dhe dënimin e merituar, jo vetëm të ekzekutuesve të drejtpërdrejt, por edhe të gjithë urdhërdhënësve dhe inspiratorëve te të gjitha vrasjeve të figurave me të ndritshme të kombit shqiptarë, kuptohet gjatë dhe pas luftës së fundit. Të gjithë prindit e viktimave, strukturat partiake e sidomos ato të LDK-, ato shtetërore, gjykatat ndërkombëtare dhe ato shtetërore të Kosovës dhe forcat tjera progresive me ngulmin me të madh nga ta kërkohet zbulimi i të gjitha vrasjeve të figurave me të njohura të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
Legjenda e fotos:
Të gjitha këto dhe shumë vrasje të tjera të këtyre figurave të rezistencës deri sot mbeten vetëm premtime të thata nëpër mikrofonat e foltoreve ane e këndë Kosovës ?!...
Comments