
"DEPOJA" e Nostalgjisë
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.PETOVA- vendlindja ime *
PETOVA është vendlindja ime Është si,të thuash,"përsheshi i parë" PETOVA- është dhimbja ime Shijen e"përsheshi të parë" E di veç kush është si unë,fshatar. Në PETOVË kalova fëmijërinë Dhe brodha gjithë fshatin azat Të veçantë për PETOVËN kam dashurinë Për mua,PETOVA është e mjaltë.
Si mësues, në PETOVË, punova 30-vjet Çdo shtëpi,në PETOVË,më priste me derëhapur Sa kujtoj PETOVËN,zë një lemëz më nget Kam shumë mall,sado që jam flokëzbardhur.
2. Tek "Frashëri i SULIT"
Tek"Frashëri i SULIT" në PETOVË, Kam hipur,siç hipja fëmijërisë dikur, Biçakun kam në dorë Dhe nxjerr nga frashëri lëkurë. ZHvishet lëkura kollaj Më duhet që ta bëj culë
Se tani është muaj maj Culës t'i bie si dikur,
E ormisa dhe nisa culës t'i bie I bie një avazi të vjetër myzeqar O mall i fëmijërisë ku më shpie? Në vise që kam kohë pa i parë. Erdhi fëmijëria e më mori prej dore -Hajde,çfarë bën në TIRANË? U turra tutje në kohën fëminore Nga malli sa nuk po bëj "bam".
3. U bëra i "gjezdisur" U bëra i"gjezdisur" dhe botë kam parë Por më të bukur se ty,nuk gjeta MBROSTAR * E di që kush lexon,do thotë:- Je në terezi? I them çdo lexuesi:- Shiko me sytë e mi!
Flas për MBROSTAR-Urën ku jetova 50-vjet Sado jam larguar dhe kam plot 22-vjet Kam mall të madh një copë herë të vete Se mallin për Mbrostarin unë e mbaj me vete. Ka fusha pjellore,kodrat plot ullinj
Atje nën ullinj shtëpi apo vila Malli për Mbrostarin mua burrin me thinjë Më bën që në shpirt t'më këndojnë bilbila.
4.Mbi"Plepin e xha FEHRATIT" * Mbi plepin e lartë të Xha FEHRATIT,
Atje, në fshatin"MBROSTAR-URË" Tani, në të hyrë të majit, Më bëhet sikur jam atje, sikur...
Pse m'u kujtua vallë ky plep Ç'është ky trill që më kapi? E di që do kenë ardhur dy lejlekë SE çerdhen ua ruan xha FEHRATI! XHa FEHRATI qe burrë aq punëtor Sa shok s'i gjendej kund Por qe aq i dashur dhe aq njerëzor Sa nuk mund ta harroj,nuk mund. Dhe vinin lejlekët mbi plep Askush lejlekët s'i trazonte Xha FEHRATI gati bënte festë Kur miqtë shtegtarë i shikonte. * FEHRAT GRËMI nga MBROSTAR-URA rrojti gati 90-vjeç dhe kish dashuri të madhe për shpezët.
5. Dua
Dua ta bëj vapën nën hijen e ullinjëve Kur degët e ullinjëve t'i tund era Me ajër të freskët të mbush balonën e mushkërive Se ka ardhur pranvera.
Me ajër të freskët si tek ullinjtë e MBrostarit Unë për çdo mbasdite e kaloja atje Vjen ajër nga fusha,por vjen dhe ajëri i malit Tek shkruaj,përjetoj dhe ky ajër më"deh". Larg e larg nga TIRANA ku zhurma s'të ndahet Çdo cm katror dhe ngrhen pallate I kujtoj ato mbasdite dhe zemra copë më çahet Po kthehuni dhe për pak, o ju çaste!!!