top of page

Dentisti


Dentisti

(Kujtimit të mjeshtrit të palodhur Adil Shevroja)

Fatmir Terziu


Unë e kam ende spangon,

dhëmbin poshtë jastëkut të bardhë

laraskën që sillej vërdallë sipër tjegullave

e më duket si një përrallë

por e besoj,

ishin pak fjalë

dhe… një „oooof“ i gjatë, i madh

sikur shkulej një mal

në duart e ustait me darë bishtëgjata.


Dhe, kur dhimbja më shumë se nevoja

shkulej nga mishi e bëhej gur

trokiste në derën e madhe të mjeshtrit Adil Shevroja…


…ende e kam kujtimin e dhimbjes

e kam takuar si dhimbje dhëmballe afër ditës,

në mesnatë,

me zhurmën e gjatë të bulkthit,

vjen me fytyra të gjalla

nga qoshku i ëndrrës gri

dhe sillet si një zbutës i dhimbjes,

aty, në një shtëpi të shekullit të lyer me gëlqere.

rreth zjarrit në vatër,

mbi gurgullimat e zallit,

e mbi troshamën e gurëve që bluajnë miell të mbarë,

lind një bukuri e tmerrshme…

… mbi darë.



Shënim: Adil Shevroja ishte një fisnik i madh, njeri me shumë aftësi, të cilat ia kishte dhënë jeta, trashëgimia e brezave dhe me një talent e dhunti të madhe e të gjithëanshme që i ka falur Zoti, aty në lindjene tij të mbarë në Trebisht Muçinë. E Ai ishte dhe një mjeshtër i Mullirit, i bluarjes së grurit dhe misrit, ishte mjeshtër i ndërtimit, i gdhendjes së gurit dhe drurit, dhe ishte i vetmi e i papërsëritshmi „dentist“ i një kohe tjetër, të vjetër, që i vinte në ndihmë njerëzve të shkulnin dhimbjen nga goja e tyre. Ishte kohë dhimbjesh, dhe kur Njeriu i tillë të vinte në ndohmë e ndjeje atë që e ndjen ende bukruia e dhimbjes si diskurs i një jetë të lidhur me zigzaget e saj. E ai ishte gjithnjë i papërtueshëm. E linte punën e tij dhe të gjendej me njëherë pranë. Nuk bënte dallim. Nuk bënte diferenëcën në moshë, në gjini, në moshë. Ishte aty, dhe gjthnjë si një magjistar i zbutjes së dhimbjes. E ashtu pa mjete, pa shkencë, me të parë dhe me një palë darë… Ishte vërtet mjeshtër!


(Nga libri: „Thellë në ëndrra“)

28 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page