DEMOSTRATA E STUDENTËVE TË MJEKËSISË...
NGA KRISTO ZHARKALLIU...
Rastësisht më ra në dorë një libër i një mjekut grek ku përshkruan se si mbaroi Universitetin e Athinës dhe si u rekrutua menjëherë të kryente shërbimin ushtarak (Në Greqi është i detyrueshëm shërbimi ushtarak për të gjithë) duke ushtruar dhe atje fillimin e profesionit të mjekut dhe sapo mbaroi nga ushtria u dërgua për një vit në për fshatrat e largëta ku njerëzit kanë nevojë për shërbimet mjekësore. (agrotiko jatro e quajnë këtë periudhë) Pas kësaj ose punësohet si mjek në shërbimin shëndetësor shtetëror ose dhe në atë private, ose presin radhën disa vite për t’u punësuar medje kanë të drejtë të shkojnë dhe jashtë shtetit, zakonisht për specializim dhe në se u pëlqen të qëndrojnë jashtë vendit sepse është e drejta e tyre përderisa i kanë kryer detyrimet ndaj vendit të tyre. Nuk e di se ç’ bëhet në vende të tjera por ma merr mendja se një mjek gjerman ose anglez nuk ka pse të emigrojë se nuk do të gjejë pagë më të mirë. Madje një mjek anglez-Adam Kay quhet- nuk mundi të duronte t’i shërbente mjekësisë angleze -ku nuk ka orar të caktuar, madje me pagë të ulët për Anglinë- (nuk paguhen orët e tepërta, si thotë ai dhe të mos harrojmë se Anglia-ose Britania e Madhe- ka shërbimet mjekësore dhe shëndetësore nga më të mirat në botë!)) dhe si braktisi mjekësinë u bë shkrimtar i njohur duke përshkruar përvojën e tij jo të shkëlkqyer në një spital anglez- madje mjekët kalojnë disa shkallë- fillon si stërvitës ndihmës mjek, pastaj shpallet mjek e kështu me radhë. Për të përforcuar ato që paraqet angezi- vjen dhe mjeku grek Thanos Pipilis, i cili përshkruan përvojën e tij në fshatra në mënyrë komike por që nuk pushojnë të jenë realitet ato që përshkruan si në ushtri ashtu dhe në fshatra (agrotiko jatros). (Si bëra dy vjet në ushtri (kaq ishte shërbimi i detyrueshëm ushtarak disa vite më parë) dhe një vit nëpër fshatra si ‘’agrotiko jatro’’, shkova në Angli për specializim si kardiokirurg-thotë)Ma merr mendja se shqiptarët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në Greqi i njohin këto, por duket se nuk u leverdis t’i thonë zëlartë në Shqipëri! (thjesht nuk e duan Shqipërinë! Si i kam dëgjuar të pohojnë vetë ose dhe duke lexuar komentet e përditëshme në internet!)
Nuk mund të mos e them se u befasova me ‘’demostratën’’ e studentëve të mjekësisë të Universitetit shtetëror të Tiranës se qeveria ka marrë masa që si të marrin diplomën të qëndrojnë të paktën tre vjet në Shqipëri që t’u shërbejnë qytetarëve që paguajnë taksat që ata të studojnë dhe të diplomohen falas! (Në Shqipëri nuk ka shërbim i detyrueshëm ushtarak, më sa di unë) dhe këta nxitojnë të marrin diplomën që t’u a mbathin jashtë vendit të tyre! Patriotizëm që paskan mjekët e ardhëshëm shqiptarë! Sapo kanë filluar universitetin dhe mendojnë se si t’ua mbathin jashtë thua se atje do të gjejnë...parajsën! Kjo tregon zymtësinë e kombit arbëror se si prindërit shqiptarë[ edukojnë fëmijët se si të braktisin trojet e tyre dhe prindërit e tyre që t’u shërbejnë të huajve se atje u...paguakan më mirë! Demostrata e studentëve të rinj të mjekësisë që kërkojnë të mos i pengojë kush por të braktisin vendin sapo të diplomohen (falas në Universitetin e Tiranës!) nuk tregon vetëm mungesë patriotizmi por edhe arrogancë...Këta nuk e dinë se liria e dikujt është lejueshme derisa nuk preket liria e tjetrit- dhe këta duan me arrogancë të mos marrin parasysh sakrificat e prindërve të tyre dhe të Atdheut që ata të bëhen mjekë të aftë për të nesërmen me shpresë se do t’u shërbejnë njerëzve të tyre- kryesisht të bashkatdhetarëve të tyre..
I respektoj studentët dhe i admiroj për këmbënguljen e tyre të studjojnë dhe të dallohen për të mirën e familjes së tyre dhe, sigurisht, të shoqërisë. Kam takuar në Athinë shumë studentë të dalluar shqiptarë (me prindër emigrantë) dhe kudo tregojnë aftësitë admirueshëm...mandej u mungon ndjenja e patriotizmit se prindërit e tyre rrallë, shumë rrallë thonë një fjalë të mirë për Atdheun e tyre. Si një prind dhe gjysh që nuk i mungojnë studentët dhe bijtë me shkollë të lartë, brengosem kur shikojmë se të rinjtë sot mendojnë vetëm mirëjetesën e tyre duke harruar shpesh herë dhe prindërit e tyre (Dhe vatrat e tyre kombëtare!) që kanë sakrifikuar kaq shumë për të mirën e tyre. Prandaj dua të shpresoj se edhe studentët e mjekësisë të Universitetit të Shqipërisë të mos ndikohen nga thirrjet antikombëtare të disa politikanë të korruptuar që i duan vetëm të keqen Shqipërisë dhe Kombit Arbëror. Britmat e tyre antikombëtare le të mbeten si në shkretëtirë! Shqiptarit nuk i ka munguar atdhedashuria dhe mirësia...Le të mos harrojmë traditën fisnike shqiptare!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 22 qershor 2023.
Comments