DEMOKRATËT NUK E KANË ME SHBA-TË


Dr. Mujë Buçpapaj

DEMOKRATËT NUK E KANË ME SHBA-TË, POR ME LULIN QË PO PËNGON DEMOKRACINË DHE PLURALIZMIN





Partia Demokratike e Shqipërisë ka hyrë në një fazë të krizës së lidërshipit dhe gares së brendshme për pushtet, për ruajtje të ndikimit dhe kontrollit të vendimarrjes, të paparë në historinë e saj 31 vjeçare. Tonet e debatit që kishin filluar qysh prej humbjes së rëndë të PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u ashpërsuan pas vendimit përsonal të L. Bashës për të përjashtuar ish-kryetarin e Berisha nga grupi parlamentar dhe nisjes se turit të ish-kryeministrit demokrat në bazën e Partisë Demokratike. Kredencialet dhe besueshmeria e Berishës janë të demtuara në këtë fushatë antibasha, së pari sepse Luli ishte i përzgjedhuri i tij absolut deri tek vendimi kunder tij, dhe së dyti për shkak të shpalljes non garta nga Departamenti Amerikan i Shtetit për pengim të demokracisë dhe korrupsion. Por Berisha ua ka borxh demokratëve largimin e një uzurpatori nga kreu i partisë dhe hapjen e garës së vertetë në çdo strukturë të saj, deri tek kryetari. Dhe për këtë ai duhet mbeshtetur.

Nga ana tjetër përpjekjet e Bashës për të etiketuar levizjen e Berishës dhe paralajmërimin e tij për të thirrur Kuvendin e partisë si antiamerikane, e dëmtoi në shkallë të gjërë autoritetin edhe ashtu të rrënuar të Bashës nga deshtimi përmanent, si paaftësi për t’u përballur me vendimin e tij. Demokratët në fakt nuk e kanë me SHBA-të, por me Lulin. Idealet e demokracise amerikane kanë frymëzuar mua dhe brezin tim dhe gjithë shqiptarët, prej dhjetorit 1990 për të rrëzuar diktaturën komuniste dhe në vazhdim.SHBA-të janë të angazhuara ndaj lirisë dhe demokracisë kudo në botë dhe posaçërisht në hapsirat shqiptare në Ballkan dhe ky përkushtim e bën Amerikën të veçantë në botë. Plot 30 vjetë më vonë treguesit e demokracisë në Shqipëri dhe në PD kanë njohur hapa prapa, falë edhe rolit të dyshimtë të Bashës.

Demokratët e kanë me Lulin pasi po injoron një kërkesë në rritje dhe legjitime të anëtarësisës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për të futur në procedurë staturore përjashtimin e ish-themeluesit të PD-së Sali Berisha pas një vendimi vetjak, i marrë në errësirë dhe pa transparencë të kryetarit aktual Basha. Në fakt duket se përjashtimi i Berishës ka qënë vetëm një pretekst, pasi shkaku i vertetë i kësaj pakënqësie deri në revoltë i anëtarësisë së PD-së ndaj Bashës, mundet te jetë grumbulluar vit pas viti, dëri në shperthim.

Basha kur erdhi në krye të PD-së më 2013, sido që përmes një procesi të manipuuar dhe nën ndikimin e Berishës, ai premtoi një qasje të freskët reformatore ndaj politikës, por ai i ndëshkoi pozitat e veta, duke ndjekur një kurs eleminimesh të zërave kritikë ndaj tij në parti, dhe marrë tërësisht me promovimin e vetvetës, sido që humbje pas humbjesh dhe deshtim pas deshtimi, ndërkohë që demokratët kërkonin dikë besnik ndaj bindjeve të tyre që i çonte drejt fitores pas tetë vetësh në opozitë. Basha nuk ishte një figurë madheshtore si Berisha, por e prezantoi vetën si njeri i përzgjedhur i Berishës dhe besniku i tij, sigurisht i ndihmuar në këtë sipërmarrje spekulante nga vetë Berisha i cili ia injektoi si grip këtë njëri elektoratit të djathtë duke refuzuar çdo kritikë ndaj tij, deri sa Basha e përjashtoi nga grupi parlementar.

Duket që mendimi i Berishës për të përzgjedhurin e tij të kishte ndryshuar në mënyrë dramatike, vetëm pasi Basha shkoi tepër larg në vendimet e tij autokrate, deri tek përjashtimi i sponsorizuesit të tij politik nga grupi parlamentar.

Reagimi i Berishës dhe kundërshtimi i tij dëshperues se nuk qëndronte pas vendimeve katastrofike të Bashës përgjatë 8 vjetëve të fundit, nxori në dritë disa të verteta të cilat Luli përgjatë tetë vjetëve i kishte përdorur në favor të vet, për të manipluluar zgjedhjet e brendshme në parti në korrik 2013, në korrik 2017 dhe qershor 2021 si dhe ndjekur një kurs spastrimesh dhe eleminimesh të cdo rivali direkt dhe të cdo zëri kritik në parti, sidommos të veriorëve.

Distancimi uluritës i Berishës bëri që Basha të çarmatosej nga alibia që ai dhe stafi i tij ishte kujdesur ta shpërndante me sukses në opinion se të gjitha këto vendime po i merrte Berisha nga prapaskena. Pak a shumë ai ja kishte dalë me mjeshtri të krijonte bindjen se Berisha po i largonte ish-bashkëpunëtorët e shquar të tij në parti me dorën e Lulit, si një pakënaqësi e mbartur qysh prej viteve të qeverisjes.

Kështu Basha kishte arritur të krijonte bindjen tek anëtarësia dhe sidomos tek ndërkombëtarët se pas vendimeve të njoftuara nga Luli qëndronte Sali Berisha, siç ishin marrvjeshja e Basha-Rama e 17 majit 2017 që pasoi në vijim qeverinë e përbashkët PS-PD dhe humbjen poshtëruese të zgjedhjeve të atij viti, braktisjen e parlamentit, bojkotimin e zgjedhjve të 30 qershorit 2019 etj.

Këtë bindje kam patur edhe unë derisa Berisha e denoncoi atë pubikisht, ndërsa nga pala tjetër kemi marrë vetëm heshtje.

Përjashtimi i Berishës nuk mund të ishte vetëm çeshtje “vrasje politike” për Lulin, sido që pas një kërkese këmbënguëse të administratës amerikane bërë përmes amabsadorës, për ta përjashtuar atë, por edhe një çeshtje statuore, një provë për lidërshipin e tij të ardhshëm. Delarata e tij e thënë me nervozizëm dhe arrogancë se “nuk do të lejonte kurrë të mbahej një kuvend antiamerikan” ishte fundi i tij në krye të PD-së.

Hiri i një djali të mirë, të edukuar në Holandë që kishte fjalor të përmbajtur edhe me kundërshtarin politik, njohu paprimtamas një rënje në zhargonin amatoresk të pijetoreve të Tiranës, pa njohur relalisht fuqinë e tij dhe sidomos forcën e anëtarësisë.

Anëtarësia ta fal humbjen, por nuk ta fal kurrë arrogancën, poshtrimin,nëpërkëmbjen dhe kjo dëshmoi se Basha kishte drejtuar në ajr, pa mbeshtetjen e anëtarësisë. Ai vendim as nga pikpamja morale, as politike, as statuore nuk i takonte Bashës. Pas njoftimit të tij për Berishën, anëtarësia e kuptoi si një kërcënim që po i vinte nga një njeri që mund t’ia bënte gjëmën partisë, vendit dhe kombit për interesat e tij përsonale. Basha duke qënë ministër i Jashtëm u akuzua për një marrëveshje antikombëtare prej së cilës pala greke kishte përfituar qindra km2 hapsirë ujore në detin Jon, një marrëveshje e cila u anullua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me votim unanim, si një tradhti kombëtare. E tillë është konsideruar nga shqiptarët edhe marreveshja tjetër e ish-ministrit, e memorialit të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në grykën e Këlcyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por le të rikthehemi përseri tek tema e kësaj analize.

Nga gjitha njohjet e mia të gjëra për funksionimin e partive demokratike, anëtarët e një partie mund të marrin një vendim që udhëheqjes së partisë mund të mos i pëlqejë, e kjo ka ndodhur në një numër partishë demokratike përgjatë Europës. Nuk do pyetje, një gjë e tillë mund të jetë e veshtirë për t’u pranuar dhe manaxhuar, por ky refuzim i anëtarësisë nuk është argument për të kufizuar të drejtat kësaj anëtarësie. Aseti më i madh i një partie konsiderohet “anëtarësia e madhe dhe në rritje” pasi siç pranohet gjerësisht, një parti që ka vetëm kryetarin dhe vendos për çdo gjë nuk ka shanse të jetë kurrë e suksesshme, përkundrazi rudhet deri në shuarje. Basha na zhgënjeu, tek deklaroi se nuk do të lejonte kurrë të shprehej anëtarësia, ndërkohë që kushdo që ka njohje minimale për një parti e di se anëtarët janë burimi i çdo autriteti në parti. Udhëheqësit duhet të japin llogari para anëtarësisë jo vetëm kur zgjidhen, por edhe kur mandati i tyre ripërtrihet. Për faktin e thjeshtë se anëtrësia të voton, të votëbeson dhe të dergon në pushtet, apo të lë tre herë radhazi në opozitë. Pra nuk votohet në asnjë ambasadë sado mike dhe dashamirëse të jetë, por në seksionin e Lazaratit, Buajnit, Garbjanit apo të lagjes Çole. Këtë gjë Basha nuk e paska mësuar, ndërkohë që Berisha e di prej hyrjes së tij në politikë dhe po e deshmon edhe ne takimet masive te këtyre ditëve.++++++ Ne e dime se demokracia nuk është me porosi, që kudo zhvillohet në një terren të ashpër dhe akoma më keq shfaqet në një mjedis shqiptar, si një demokraci e polarizuar, konfiktuale dhe pa parime.

Të gjitha demokracitë bazohen në konfikte, në tensione, por ka gjithmonë një rregull për zgjidhjen e tyre që është parimi i shumicës në parti. Basha nuk mund tua mohojë këtë parim bazë demokratik anëtarëve të PD-së. Nga përvoja ndërkombëtare edhe kryetari i një partie mund të gjejë vetën në anën e të humburit, nga vendimarrja e brendshme partiake, por udheheqësit e vertetë i pranojnë këto vendime të shumicës dhe ruajnë vlerën e barazisë së votës dhe forcën e kohezionit partiak, duke u dorëhequr, për t’i dhënë vetës shansin të mbetët pjesë e partisë dhe e rikthimit të tij në politië si pjesë e udhëtimit të partisë në të ardhmen. Kjo krijon një lidhje besnike mes anëtarësisë dhe partisë dhe motivon këtë anëtarësi. E kundërta krijon një kundërvënje të pamëshirshme të anëtarësisë ndaj kryetarit uzurpator dhe të dyshimtë në misionin e tij. Pyetja akuale është se pse po mbeshtetet Berisha kaq fuqishëm nga anëtarësia demokrate? Pikë së pari sepse përceptimet dhe opinionet negative të Berishës për Bashën, përputhen 100% me ato të anëtarësisë së PD-së. Berisha si një njeri karizmatik dhe i aftë për të grumbulluar mbeshtetës dhe motivuar ata, bë