top of page

Demokracia është shumë më e madhe se Berisha


Demokracia është shumë më e madhe se Berisha

Sulmi ndaj Sali Berishës nuk do t'i japë fund telasheve të institucionit të Demokracisë brenda PD-së.


Nga Fatmir Terziu


Dy gjëra që duhen mbajtur qartë në mendje, mes kakofonisë së zhurmës që rrethon situatën Sali Berisha. Së pari, pavarësisht nga gabimet e shumta personale të Sali Berishës, ato nuk kishin të bënin pak me rënien e tij, me shpalljen non-grada të tij. Sulmet ndaj Berishës, si kryeministër demokrat me „Fajin e ka Saliu“ dhe tani si „non-grada“, ishin mbi të gjitha një grusht shteti politik, një akt i hidhur hakmarrjeje të të rrëzuarve prej Demokracisë ndaj njeriut që establishmenti i sotëm allashqiptar e fajëson për Tranzicionin në të cilin dhimbshëm dhe plotë gabime kalon Demokracia shqiptare.

Por së dyti, pozitarët dhe opozitarët që kërkojnë fundin e karrierës politike të Sali Berishës, po mashtrojnë veten nëse mendojnë se kjo do të thotë gjithashtu fundi i problemeve të tyre politike. Sepse, ndërsa kryqëzata anti-Berisha kishte të bënte me shembjen e Diktatuturës, por në qasje vitesh dhe me Tranzicionin e dhimbshëm alla-shqiptar, të praktikuar askund më parë, revolta popullore e shembjes së Komunizmit ishte gjithmonë shumë më tepër se Berisha.

Shumica e politikanëve dhe ekspertëve në qasjet mediatike, televizive dhe në grupe politike (madje edhe duke përfshirë disa zëra më parë simpatikë) kanë hedhur poshtë pretendimet e Berishës se ai është viktimë e një gjuetie shtrigash, e një problemi më të gjerë, sikurse është shprehur ai, e një situate hakmarrëse në mjaft pika që tashmë dihen, apo dhe për faktorë të tjerë. Ata thonë se sjellja e tij në vitet e qeverisjes dhe politika e zhveshur në tërësinë e rrugëtimit tranzicion janë fajtorë për situatën ndaj tij, janë pika që i sillen argumenteve për situatën e Opozitës, vetë PD-së, dhe tani nga ndarja e demokratëve në dy kampe.

Askush nuk mund të pretendonte se Berisha i çuditshëm ishte një kryeministër model, ose një Njeri me pektun e poltikanit të pagabueshëm. Por nocioni se Berisha është 'armiku më i keq i demokracisë' më tepër e injoron ushtrinë e armiqve të hidhur që janë rreshtuar për të shfrytëzuar situatën si një justifikim për ta mbrojtur atë, fillimisht nga tërë ata që janë me pakënaqësitë e këtyre viteve në thesin e urrejtjes, dhe tërë ata që duan me të gjitha mënyrat të kapin një palë shkallë në ngjitjen e aspektit të zyrës, apo dhe të mbajnë kolltuqet me frymën se ai është e gjithë e keqja.

Elitat e mbetura e urrejnë Berishën jo për shkak të cilësive të tij personale, ose mungesës së tyre, por sepse e shohin atë si simbolin politik të forcës, së cilës ata vërtet i frikësohen dhe urrejnë: masën e gjerë mbështetëse ndaj tij që nisi me ringritjen e PD-së nga Foltorja dhe që votojnë për të lënë njëherë e mirë këtë sistem ogursi që po mban në kthetrat e tij skenarë të dukshëm e të padukshëm. Si në ringritjen e PD-së, kur u tha se ai e bën për veten e tij, ashtu dhe në zgjedhjet e fundit lokale, ku dyshimet e votave sapo nisën të kapin vërtetësinë në Rrogozhinë, ku do të përsëriten votimet, Berisha u lidh me mijëra votues që e mbështesin, por falë situatave që rrodhën me ligjet dhe Komizionit Zgjedhor, nuk u mundësua vota e mijëra të tjerëve të pakënaqur në një mënyrë që pjesa tjetër e flluskës së premtimeve boshe vetëm mund ta ëndërrojë. Ata janë të gjithë bashkë në këtë pikë. Ata janë edhe opozitarë, edhe Pozitarë. Edhe… Dhe ata kurrë nuk e kanë harruar apo falur për këtë. Por harrojnë. Harrojnë! Demokracia është shumë më e madhe se Berisha. Ata janë thjesht hakmarrja.

Hakmarrja e fushatës së tillë u ekspozua plotësisht edhe nga situata që po ndodh në atë që mediat e quajnë, 'Partinë e Vulës'. Ata vetë tashmë janë në dilemë. Janë vetë të ndarë. Apo mos vallë edhe atje i ndau përsëri Berisha?! Nga ana tjetër skandali i seksit në zyrat qeveritare, tashmë i përsëritur me të zgjedhurit lokalë në krahun e Pozitës qeverisëse është një faktor tjetër në këtë pikë politike dhe injorante, që vërtitet e mbahet në praktikë mes armiqësish, kontradiktash, kryeneçësish, arrogancash. Ajo që foli hapur me videon e publikuar në Kukës ka një diksurs më vete, mbase më shumë se sa sqarimi publik i vetë protagonistit të këtij turpi të përsëritur. Padyshim, gjithkund ka një rrezik nga armiqësitë, por në këtë kënd tregojnë e ritregojnë me fakte që janë më shumë se sa një 'mëri' personale.

49 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page