top of page

Demokracia është llogaridhënie e pushtetit para popullit


A e di Edi Rama se demokracia është llogaridhënie e pushtetit para popullit ?! Nga Skënder Sadri KAPITI

Kryeministri shqiptar e kërkon dhe madje tregon dhe duket shume i sigurtë se do ta fitojë edhe mandatin e tretë qeverisës. Por a e din kryeministri Edi Rama se demokracia është gjyq dhe se demokrocia është llogaridhënie e Pushtetit para popullit në ditën e votimit?! Pra, para se të kërkosh mandatin e tretë ju duhet të jipni llogari se cfarë bëtë për dy mandatet që keqqeveriset? E kërkoni mandatin e tretë duke thënë se e doni për Shqipërinë ,por të pyesin se këto dy mandate , këto 8 vite qeverisje nuk i paskeni pasur për Shqipërinë, por këto 8 vite i keni pasur për vete , për qeverinë ,për oligarkinë, për rilindasit dhe për korrupsionin e hajninë. Para se ta kërkoni mandatin e tretë duhet njëherë të jipni llogari për narkoshtetin që ju e ngritët, duhet të jipni llogari për varfërinë,për papunësinëe, për eksodin dhe shpopullimin e Shqipërisë; duhet të jipni llogari për ato 15 kushtet që të janë vënë nga BE-ja juve dhe qeverisë tuaj e që nuk i përmbushët kurrë. Duhet të jipni llogari për mos-hapjen e Negociatave të Antarësinit të Shqipërisë në BE. Duhet të jipni llogari para demokracisë për ato premtimet tuaja që rezultuan si mashtrime e gënjeshtra të mëdha publike dhe fantastike. Duhet dhe do të jipni llogari me 25 Prill , pasi nuk keni më mundësi për premtime, mashtrime e gënjeshtra sepse të janë konsumuar të gjitha dhe që nuk të beson më njeri dhe as publiku. Por është e cuditshme se si disa farë opinionistësh si Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu etj., disa media TV, MADJE ME KRYESORET SI “TOP CHANNEL” E “KLAN” dhe gazeta si “TEMA” dhe “SOT” p.sh. si dhe disa pseudoopozitarë dështakë, të korruptuar e të shitur te pushteti llogaridhënien ia kerkojnë opozitës demokratike dhe jo juve që keqqeverisët dy mandate?



Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page