DEMASKUESI I MADH I DIKTATURËS KOMUNISTE


SHPENDI TOPOLLAJ


MAKSIM RAKIPAJ DEMASKUESI I MADH I DIKTATURËS KOMUNISTE


I nderuar Maks!

Nuk dua të ndalem as te talenti yt, dhe as te mjeshtëria artistike, apo kultura me të cilën ti i ke shkruar librat e tu. Për aq sa e kam ndjekur krijimtarinë tënde, preferoj të theksoj diçka shumë më të rëndësishme që të karakterizon ty, qoftë si shkrimtar, qoftë si demokrat, apo qoftë edhe si atdhetar dhe që më detyron të të quaj ashtu sikurse e thotë vetë emri yt, se vërtetë për këtë vlerë je “më i madhi”. E kam fjalën për qartësinë dhe kurajën tënde të palëkundur për të dënuar e demaskuar krimet e përbindëshme të komunizmit ndaj këtij populli fatkeq që për gati gjysmë shekulli e varfëruan, e masakruan, e poshtëruan, e tjetërsuan,