Deklarata skandaloze e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit


Nue Oroshi

Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me deklaratat skandaloze të zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi ku e denigron heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Shoqata "Trojet e Arbrit" si financuese e projektit kombëtar të Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, njofton opinionin e gjerë shqiptar se ne kemi vepruar karshi çdo rregullore dhe vendimi është marrë nga Asambleja Komunale e Prizrenit për vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Deklarata skandaloze e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit se duhet të hiqet Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren qon në një përplasje fizike në mes të shqiptarëve që nuk dihet se ku do ti vjen fundi.Kjo nuk është hera e parë që ky zv.minister i Kultursë, Rinisë dhe Sportit është duke e denigruar figurën e heroit më të madh shqiptar të të gjithë shekujve Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.Ai para disa vitesh po njashtu ka bërë thirrje qe të hiqet edhe Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.Shoqata"Trojet e Arbrit" fton Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin si dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn si propozues i këtij zv.ministri që vjen nga AAK-ja që urgjentisht mbrenda një jave të shkarkohet zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi.

Matoshi me deklaratën e tij luftënxitëse dhe përqarëse ka fyer dinjitetin moral dhe atdhetar të 10 milion shqiptarëve(10.000.000) që kanë për heroin tonë.Të krahasosh një projekt gjithëkombtar që është kryer me të gjitha procedurat ligjore, me një punë të një firme private është e turpshme për një zv.minister.Shoqata "Trojet e Arbrit" do të pret një javë që ky propozim i yni të realizohet.Pas një jave do të fillojmë me procedurat ndërkombëtare dhe do të njoftojmë Qeverinë Gjermane në Berlin si dhe Qeverinë e Bashkimit Evropian për veprimet skandaloze që është duke i bërë ky zv.ministëri lidhur me figurën me të madhe kombëtare Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Nëse zoti Matoshi nuk e don figurën e Gjergj Kastriotit dhe e don atë të sulltan Muratit është çështje e tij,dhe mund ta mbaj në zemrën dhe në shpirtin e tij, por asesi ai nuk mund të bëj një thirrje të tillë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.Personat e tillë i sjellin hije të keqe Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe mbledhin frikë e panik deri në një konfrontim fizik në mes të rrymave perëndimore dhe atyre lindore në Kosovë.Është e drejtë e tij të mendoj për një orientim lindor por tani Kosova dhe tërë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre drejt perëndimit.Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren do të qëndroj gjatë gjithë shekujve deri sa te ekzistoj shqiptaria dhe nuk ka djalë nane që do ta ketë mundësinë që ta tërheq nga Prizreni.

Ne emër të shoqatës "Trojet e Arbrit" reagon

Mr.sc.Nue Oroshi kryetar

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif