Debatet letrare të bashkëkohësisë


Debatet letrare të bashkëkohësisë

Dr Fatmir Terziu

Cilat janë debatet letrare të bashkëkohësisë? Unë do t’i veçoja tre, nga dhjetëra të tjera debate, që mund të quhen (si) të tilla. Por, që në fillim, që në hyrje të mendimit për tre debatet, mendoj se të gjitha debatet (nëse mendohen të jenë si të tilla) nuk mendoj se duhen bërë vetëm për të theksuar përpjekjet, ose aq sa për të përcaktuar fillime të reja por edhe për të përfunduar atë që është filluar në temat e shekullit të kaluar (jo të gjitha i përkisnin ideologjisë, kujto këtu mjaft tema sociale, edukative, kulturore, tradite, historike, epike etj). Ose, me fjalë të tjera, debatet në komunitetin letrar, duket se përpiqen të shtrihen në kohë, hapësirë dhe vend, për pasojë në fund të shekullit të njëzetë, pa një pafundësi të mundur hapësinore, krijimtaria shqiptare tashmë është e kudondodhshme. Në këto tre debate do të ndalesha tek: Debati rreth postmodernizmit, Debati në lidhje me marrëdhëniet në mes të pushtetit dhe letërsisë, Debati mbi dosjet eletërsisënë kulturën shqiptare.

Debati rreth postmodernizmit: Ai vazhdon të udhëheqë me karakteristikën e vet sikurse ka ndodhur viteve të mëparshme, për pasojë të ndërprerjes së sekretit dhe të së fshehtës, si edhe të paqëndrueshmërisë së botimeve. Diskutimi ka sjellë, dhe më pas ka emëruar, një numër të proceseve të papërfunduara të konfliktit të njohur, si debat zëvendësimi me debate të tjera (për brezat: për