top of page

DASHURIT’E MËDHA S’VDESIN


Natasha Limaj

Njomëzakja dashuri , Ç’u bëre, që të gozhduan?!.. Mbrapa shpine të gjakosën, Si “ Krishti ”të kryqëzuan…

Vetvetiu u mbështolle Thëngjill , brenda “ burgut “zemër, Mbyturazi prrushërove, Kurr’po kurrë…, s’ndërrove emër… Gjithë djallëzit’e botës, Perde “, të të zinin sytë, Fshesë hekuri të të zhduknin, Mbi Ty…, shtruan një të dytë… Gjysmë shekulli kaluar, E parrënja lulëzonte, Thëngjilli në “ burgun “ zemër, Gjak e llavë pikëzonte… Me skllavërinë udhëtoje, Digjje veten pak nga pak, Pusshpirtit e mbledhur “ kruspull “ , I vure flori “ kapak “…. Dhe , kur jeta në të sosur, Terur mbetur skelet vjeshte, “ Frrap…”, çikëndijë vullkani, Prap’ e njoma kryeneçe… Këngëzonte, ngopej mbytur,“ Dhe me ” ledha “ , Jooo…, s’më tresin”!... O të mjerë…, si, se kuptuat…???!!! Dashurit’e mëdha s’vdesin!!! N . L . ( F )

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page