DASHURITË NUK SHKREPËTINË NË STINË LODHJESH[1]
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 18, 2020
- 2 min read

DASHURITË NUK SHKREPËTINË NË STINË LODHJESH[1]
Dashuritë nuk shkrepëtinë në stinë lodhjesh,
por vizatohet këngëzimi i tyre nëpër buzë,
ashtu si koha në hijen time të bruztë.
Por befas vjen një këngë, një këngë përrallore,
nga çdo qelizë e trupit kallet brenda meje,
a thua u mbart dhimbja dhe lodhja këtë natë
e shkoi tjetërkund! Mbase aty ku rrjedh loti,
se ku mbarojnë pritja dhe urtia, koha s’është futë,
ku prej fative të fatit të mblidhet dashuria!
Dashurinë ëndrra dhe realiteti e sollën tek unë,
se kur di të hesht dhe të bëhem bujar,
dhe lumi i lotëve ndienjat s’i përkund,
se s’jam i humbur deri në atë pikë,
ndaj dashuria vjen, ta marrë e mira, ta marrë!
Portretin e saj të fshehur e kundroj çdo ditë,
shkallët e dhimbjes e kapërcejnë edhe këtë natë,
kapitulli i mërzisë është rrugë pa adresë,
ndaj bukurinë e bardhë ma mbylli heshtja
dhe unë mbeta si fija e humbur tej mundësisë,
në (për) dëshira në thellësi të vetmisë.
Me një vështrim vërshon ëndrra lazdrane,
ndërsa pitja nuk njeh kohë si në zhgjedrra
dhe ligështija bëhet gjuhë e tejpashme loti.
Oh hijet vallëzojnë në kujtime të harlisura
e unë ujëvarës ia piva lotin në ndalesa dashurie.
Dëshirat si dashuritë vuajnë ndjesish nga shikimi i saj
dhe hijet e puthura detit të erosit rendin
apo mbase flatrojnë si zogj malli nga porta
e shpirtit tënd në lutjet e ditës së premte.
Asgjë s’është më si më parë dhe malli i zjarrtë,
rob i përhershëm i buzëve tuaja prapa hijes
vrapon si metrazh i largësisë.
Ndaj mos më lësho ndjenjave të kallura,
më kërko gjurmëve të tua,
shenjat e kërkimit në emrin tënd si dëshira
të dashuruara s’më bëjnë dot deraç,
as cak të urrejtjes udhëve së humbjes.
Ta them troç ty dhe orëve të liga, mos,
Mos ia e fsheh ndjenjën ditës së re. Pres,
pres zgjimin tënd të fjetur në përqafim,
në një ndezje malli. Se errësirë s’është
vetëm nata, ndaj më thuaj të dua!
Kujtesa nuk të thotë (as)një fjalë, ndaj
trimërohu e dashur, një (para)fytyrim kam
se më mbulove në dashuri, në puthje.
S’ka zhbërje të dëshirës ti, Virus i Zi!
Nuk jam britmë e mbyllur në mal,
a në kodrën e pikëllimit ku veç sytë
si shkrepëtimë dashurie kërkon ashtu
siç kërkova unë erën tuaj, por në mungesë
tënde derdhet malli kthinave të heshtjes.
Ndaj dua ta braktis vetminë se është
një dashuri kujtim i mveshur sa bën
të çlodhet lodhja në atë pikë, sa
ta zhdritë dashurinë që ngeli si mall i palosur
në qetësinë e kalamandur, sa gati
plasi heshtja, se nuk do të heshtë gjer në pafundësi,
nuk kthehen ëndrrat, ndaj ejani!
Do të vish edhe ti të më mësosh
si ta ruaj fjalën nga memecëria!
S’kam kujtuar nëntekste vargërimi,
ndaj zgjohuni dromca dashuria!
Si nëpër valë nuk pajtohem në shkuj të erës,
ngadhnjimtar i dashurisë, pagëzoj mallin
me lutje, se e ndjej se kam mbetur
si një statcioni këndshëm,ku flatrojnë zogjtë
në lulërinë e bukur poetike!

Comments