Tema: Dashuria si sentecë e shpirtit lirik të Kolec. P. Traboinit.
E shkrueshmja dhe e lexueshmja [S/Z e Bartes-it], ku secili poetshkrues lë shenjën e tij individualiste, në një mënyrë të veçantë të vështrimit të gjërave, mënyra e shprehive artistike, duke gjetur fjalët e duhura, me metafora të zgjedhura. Si një vëzhgues mendjehollë, poeti/ia mund të habitet nga një zog, një re, dhe të shprehet në mënyrën e habisë absolute, apo në formën e një lloj eksperimentizmi (Carver: 2019: 114). Duke vëzhguar, sesi janë gjërat jashtë, por si i sheh poeti, përcjellë kuptimin nëpërmjet një specifike të veçantë, përmes një qartësie morale si dhe me anën e përvojës së tjetërsimit, ku vetëdija reflektuese ndaj realitetit, nuk mund të jetë e rastësishme. Bota e poezisë, është po aq e pakufishme dhe e pashtershme, aqsa edhe pasuria e gjallërimit të natyrës. Të shkruarit buron nga zemra. Të shkruarit është ngjallmimi i njeriut. Të shkruarit është përkushtim, qëllim, dije dhe besim. Integriteti i vërtetë kulturor promovohet përmes “përvojës, që vjen nga brenda natyrës dhe strukturës së vetë kulturës, shpalos natyrshëm traditat e gjalla kulturore të jetës kombëtare, si vizion zhvillimor të progresionit shoqëror.
Duke iu referuar, Harold Bloom-it, se nuk ka ndonjë mënyrë si të lexojmë, por që ka shumë arsye se pse duhet të lexojmë, nuk duhet të themi, “si të lexojmë” dhe “çfarë të lexojmë”, apo ku “duhet të fillojmë”, nuk mund të varet plotësisht nga autori, por nga lexuesi, që duhet të dijë çfarë të lexojë (Bloom: 2000: 21). Lirika është esenca e porezisë. Kërthiza e saj, që ushqen tubi ombrikal i jetës së një fëmije ashtu edhe lirika është kërthiza- fëmijë. Sa shumë mentorë kanë mëkuar lirikën, në të gjitha format. Ajo është pema që zgjtaten krahët dhe çelin mijëra filiza të rinj, nga shpërthejnë miliona gjethnaja dhe sythe fjalësh dhe strofash apo shkrifërime vargjesh palimit, në “Poetica”(Traboini: 2022)
Kjo antologjia ka poezi që janë ndarë me shprehje dhe duket se lirika e dashurisë, ndjenjës, shpirtit, mungesës ka më shumë vend. Autori e fillon antologjinë me poezinë “Portreti im” dhe mbyll me poezinë “Kur jam me ty”, mund të quhet një lirikë sosio-shoqërore, ku fjalët krysemat janë: [dashuria:{107 herë}/ trëndafil: {29 herë}]. Lirika ka shumë simbole të botë florare, sidomos krylulen: trëndafilin. Sendërtimi poetik është bazuar në:
- simbolikën e trëndafilit dhe dashurisë, ka percetime jo vetëm të lirikës së pastër
shpirtërore dhe dashurore, por lirika ka shumë shtresëzime mes simbolikës biblike, se shenjëzimi i trëndafilit si lulja e parajsës që ndërlidhet me ngjyrën e gjakut të krishtit, për besimtarët e krihterë. Poetët, që të jetë në gjendje të zotërojnë demonin, përmes teksteve kanonike zëvendësojnë zbrazëtitë e lëna nga prishja e teologjisë kristiane, se poezia me diskurs biblik, është një lloj teksti teologjik zëvendësues (Stenier: 1997: 4). Ky simbol dekodohet dhe si një transhendencë përtej reales apo magjisë deri në pasvdekje që “udhëton” nëpër planet. Vargjet: një buzë është një petal,/një puthje është një trëndafil /një ëndërr, Harold Bloom, e përdor trëndafilin si metaforë e pastërtisë shpirtërore të besimit dhe dashurisë ndaj Zoti, energjia e furishme e dëshirave është në analogji me simbolikën erotike. Epshi, trasformohet në ferr, si metafora të vazhdimësisë së poezisë, që nga fillesat e saj parake deri në kohët modern , që sigurisht i jep lexuesit më shumë kënaqësi: a) përmes patosit liriko-biblik, b) vlerave estetike të lirikave socio-shoqërore, dimensioni unit lirik i metaforës së trëndafilit, bëhet universale, përmes Qenies së shpirtit të së vërtetës dhe individualitetit poetik. Dukuria që shënjon, është motiv lëvizës metaforik me lidhje associative – emotive, përmes mënyrës abstrakte të thënies së lirikës si dimension shpirtëror si metaforizim i një figure të thellë (Murry: 1931), përmes vargjeve: ato gërma të vogla, të vogla /ajo dashuri e madhe e madhe./Brenda tyre si magji sirenash/ADN-ja jote fatale, poezia “Letër dashurie”. Këtu mund të themi se është vetëm simbolika e dashurisë intime dhe marrëdhënua mashkull-femër;
- simbolika e emigracionit, autori ka shenjuar të gjithë udhëtimin e tij në emigracion: për
shumë çka vjen koha/ që ne deshëm ta ndalnim/ ashtu si retë kemi dëshirë t’i zmbrapsim/ po nuk shpëtojmë dot/ pa u lagur poezia “Dolëm nga vetvetja dhe ikëm”. Përshkrimi i rrugëve të emigrinit dhe ndeshja me letërsinë e madhe apo kulturat antike, derdhen poezive me tema nga emigracioni apo lektisja përmes vargjeve, që nga Athina deri në Romë, duek përshkruar të gjitha skutat e Washtingtonit dhe lumin e ftohtë Potomac: ishte kafeja/ më e mira Georgetown /Washington DC. Hapsira në letërsi, është parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor, jo vetëm si hapësirë por dhe kohë, në tekstin që kemi përpara, ku ne jemi pjesë e përcaktimit të asaj lëvizjeve që na sugjeron autori, meqenëse historia është e përjetuar prej tij. Kjo hapësirë, dëshmon dhe krijon kohën fizike përmes fjalëve që mund të na shtyjnë të përfytyrojmë (Eco: 1979). Hapsira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por perceptim. Perceptimi dhe “përfytyrimi” i një udhëtimi gjeografik. Kjo hapsirë gjeo-kontinentale, del dhe në titujt e poezive: “Mëngjes në Yarmouth”, “Zogjtë e Arlingtonit”, “Mesnatë në Romë”, “ Mirëdita Athinë”, “Washington DC”, etj., Harta e shtirjeve gjeografike nuk është vetëm e brendshme, por edhe e jashtme, që nënkupton, jo një hapsirë të ngushtë. Nuk mund të themi se është hapsira zero, por një “lojë” imagjitative, kur lexuesit i nxitet imagjinata;
- simbolika kristiane kulturore/historike. Mitologjia greke vjen përmes miteve librore
por edhe elemente të historisë dhe kulturës së saj të lidhur me mitologjinë. Kultura romane përmes historisë dhe mitologjisë. Historia e Romës, sidomos ajo e ndeshjeve mes gladiatorëve, në akropolin romak, sjell mbivendosjen e mitologjisë greko- romake, që vjen përmes syrit të një emigranti, që këtë mitologji e kishte lexuar vetëm në libra, por tani përballej me madhështinë e saj, sheh pelegrinët që enden duke kërkuar shpresën përmes besimit, në sheshin Shën Pjetri: kam ardhur ndryshe nga pelegrinët /nga statujat e gurta në Sheshin e Shën Pjetritn /ndryshe nga papët e katakombeve, poezia; “Shenjëtorë në shi”. Kodet mitologjike, na japin mundësinë e të kuptuarit të statusit të një mitologjie, në kuptimin e një doktrine socio-shoqërore, dhe doktrine shpirtërore, duhen disa kushte:
a) gjendja njerëzore,
b) historia e të kuptuarit të jetës tonë,
c) mitologjia e përzier me mitet dhe heronjtë,
d) besimet biblike,
e) lëndën e tij të ngjeshur nga mitologjia.
Pra, mitologjia, në këtë kuptim, është një pamje e plotë e " botës së njeriut", duke pretenduar se mitologjia është serioze, pra nuk është fallsifikim apo një përgënjeshtrim (Stenier: 2011:4 ). Që të kemi një pamje të tërë të mitologjisë, na kumton mesazhe mitiko-letare: fatin Trojës/ nuk ia tha Kasandra nga poezia, “Kasandra”, se mitet ishin nëna e Muzës, që frymëzuan poetët, por jo në atë shkallë, ku Zoti frymëzonte orakujt, pasi kemi të bëjmë, me një vargan mitesh të zhvendosura (Fraj:1990: 77);
- simbolika e shenjëzimit të fëmijërisë dhe atdheut: nuk është vetëm çështje kulturash
dhe klimash por edhe çështje hapsinore/kohore si dhe e marrëdhënies me veten dhe identitetin social, shoqëror, historik dhe njerëzor, në vargjet: koha pa maskë /ishte më e bukur/pavarësisht se ankohesha/për gjërat më të vogla/që më mungonin çdo ditë, poezia “Koha pa maskë”. Shenjat tekstuale të poetes tregojnë pjekurinë e mendimti kulturor dhe letrar. Struktura poetike dhe koherenca, si tërësi e të kuptuarit, është krijuar përmes formave të brendshme (Jeferson & Roby: 2006), ku ndërveprimi i pjesëve të poezisë lidhet me emocionet si tërësi mendore të pavarura. Pasi shëtiti dhe jeta e lodhi, në pakthimin tek kujtimet, ikje-ardhjet, malli, dhembja, kthim- pritjet në vendlindje, apo Tiranë tek Selvia. Kurse tek Tajvani në një kafe pret për të takuar miqtë e vjetër që nuk janë më, apo miq të rinj e bëjnë pak pesimist poetin në vjeshtën e tij letrare, që sendërton:
- tekstin si masë individuale e vlerësimit të receptim/pranimit,
- tekstin si problematikë e qëndrueshmërisë së vlerave/interpretimeve,
- tekstin si përpunim diskursiv përtej vetvetes,
- topikat tekstore si receptim narrativ,
- teksti si vlerësim i detajeve të jetuara,
- tekstin si filozofi e gjërave të vogla,
- tekstin si reflektim të kohës reale,
- sendërtimin e imazhet poetike përmes konceptimit të realitetit,
- topikat e përkufizimit të “qenies si tërësi”,
- përfaqësimi i matricave të qarta brenda strukturës poetike,
- rendi i vendosjes së tekstit përmes njësive kuptimore. Vargjet: atdheu është atje ku
ngjizet dashuria/por edhe atje ku mbi varre/rëndon një gurë mbi kokën/e gjysh-stër gjyshëve/edhe atje ndodhet atdheu/që s’harrohte kurrë nga poezia:“Fëmijët te pragu”, imazhi dhe mesazhi letrar sidomos në poezi, kur ajo ka fuqinë dhe aftësinë për të marrë momente nga koha jonë, por poezia si nocion letrar të kuptimëson jetën, si një qëndrim reflektimi ndaj saj, për përmasën dhe kuptimin filozofik të jetës (Gendlin: 1996: 53).
Vepra poetike e Kolec Traboinit, ka një stilitikë të shtrirë estetiko-letrare, ku përfshihen të gjitha figuart stilistike si: metafora / metonimia / epifora /anafora/ asonaca/ konsonancat /krahasimi /simboli /alegoria /satira /sarkazma etj.
- simbolika e shenjëzimit stilistikor:
a) fjalëformimet me para/prapashtesa: lëngështojnë /gjeometrikisht/ pafundësisht
/kuqërremtë /bakërremtë/ floknajë /vetveten/ gjithëherë /kurrkund /pulëbardhat /buzëfryrë /buzëqeshje /gjethnajë /buzëmbrëmje /frymëmarrje /krahthyer /tymnajë /shamizezë /njëmijë /pulëbardha /njëmijë /kurrkush/ ditëlindje /flakërima /përskuqur /përskajohet /atëbotë /qiellnaja /ndajnatë/rimishërimi/metaformuar/ardhacakë/buzëmbrëmje/syjeshilët/zëmekur/fatlumurisht/ritakohemi/njëqindmijë (përngjitur)/ frymëmarrje /gjethnajë /përndezur /lulebardhë /vetëquhemi /përndjekur /përgjumur /përhumbesh /kësulkuqe /luleshtryshe /krahëthyer /vetëdigjet/ pseudomoralet / rrëkajë / mardhacakë /rikrijuan /fundvera /bashkëbisedon/ gjethnaja /palodhura/përbaltemi /hiçkurrëmoskthimit (përngjitur)/moskthimi /vendlindje /ikanak /lotkaltra /stërgjyshërve /mjeracak /funfshekulli /mirëdita /mijëvjeçare /zemërgurta /mërgimtar /përvujtësisht /nënshtrohen/mesnatë /katakombe/dymijëvjeçare( përngjitur)/mërgimtar/përgjak/ zemërdhembshur /akullglenë /këmbëzvarrë /minifunde /stërlodhur /mbijeton /përqesh/ vetëgdhenda/fatlume/fatkeqe /pagjumë /përmotshëm /sapoardhur/shpeshherë/ përkujdesje /jashtëzakonshme /shalëjashtë /përmotshëm /përvitshëm /kryevendin /marramendjen /rrokaqiejve /luledielli /mbingopur /radioaktivitet /hekakeqe /kapërthyer /pulëbardhat /buzëmbrëmje /njëmijë /buzëmbrëmja /duralumin /marramendshëm /pandreqshëm /marrrmendëse /stërmadhe /hijerëndë /krishtlindje /pabarazi /pafundësisht /nënshtetësisë /përskajohem /tridhjetë /pesëmbëdhjetë (përngjitur) zhurmëmëdhenjtë /përgjunjur /kokulur /krahmardhur /postmortem /buzëkuqe /përloten /mirënjohje /rimishërim /përjetësi /trasfiguracion /bashkëbisedojmë /krahëthyer /njëzetvjeçare /dymbëdhjetë /shurrëtore /kryeministri.
b) fjalët më të përdorshme: dashuri/ trëndafila/ dielli/besim/ hyjni/pikëllim/ perëndim /lule
/univers /zogjtë/tulipan/portret/s/htëpi/ fëmini/pulëbardhat/ditëlindje/pranverë/bulevard/ vjeshta/dielli/ xixëllonjë/ era /ngjyra /muzg /det /natë /bore /gjethet /pëllumba /shi /mungesë
/mjelmë/ personazh / plakje /grua/ Bibla /galaktika/ poezia /luleshtryshe /dimri /poet /robëri /liri /vuajtje /fëmini /kujtime /shtëpi /atdheu /vendlindje /emigrant /kuajt /imazh /mjegulla/pranverë/ muzikë /kafe /ballkon /koha /gur.
c) trope metaforike/epitetet: fre zemërimit /erërat e stinës/ujëvarë dielli /përgojimet e
muzgjeve/ rrëketë e qiellit/imazh i vdekur/qiej në trastën time/yjnajat që spërkasin blunë/frymën si zjarr/flokët si hala pishash/fanari fërgëllin/pluhur drite/përpëlitet në sy/zjarri i dëshirave/pjalmi i jetës/pikëlojmë statujat/grunajat e yjeve të shpresës/dielli buzëqeshte/ metaforat poetike varur nëpër degë/poçet e errësirës thyhen/ hënën shtrydh si limon/ përvëlohet vdekja/plagë shtrigash/buzëqeshja e stinës/ëndërr e qashtër/kujtesë e ajrit/ këmbanë e diellit /mirazhe të bardha/shami të verdha pikëllimi/shira lirikë/lëvozhgat e reve/natyrë morte/pikëllim të shelgjeve/kamxhiku i erës/ buka e ëngjëjve/muret e mardhura/ngrica shekujsh/silueta gladatorësh/fantazma luftëtarësh/tymnaja të trëndafilta/frutat e pikëllimit/hënë e përgjakur/tingull i verdhë/makthi i ngucave/mars i shkalluar/marramendjen e rrokaqiejve/hijet lëvizin/loja e hijeve/vetminë ma përgjojnë/siluetë e lakuriqtë/ koha e vdekur/ belbëzojnë gjethet/anija e fatit/ gjethet gëzoheshin/ trëndafil i zjarrtë/ajri i ngrirë/ mort ngricash etj.
Enumeracioni : …po janë malet brenda/fushat, lumnejtë /janë pyjet , ograjat, lirishtat e bjeshkëve/…/kasollja e vjetër-shtëpia e re/njerëzit e dashur , të vegjël e të mëdhenj, poezia “Atdheu në zemër”.
Metafora fantazmagorike: hija fshehu thikën nën pelerinën gri..
Pjesëzat mohuese: s’ka ëndrra/s’ka pasione/s’ka art/s’ka këngë /…/s’ke dëshirë/s’ke dëshirë/s’ke sens.
Litoda:dini ju ndonjë udhëz/… strehëz ku të mbështes kokën/dini ndonjë skutëz etj.
Anafora: urë që lidh dy brigje/dy shpate/dy degë/dy zogj/dy këngë/dy jetë, poezia “Marie”.
Epifora: Do të iki!/Do të iki!/ Do të iki”, poezia: “Do të iki”.
Aliteracioni: fatlumturisht, si valë deti/ dhe ëndërrat tona flenë e zgjohen nga poezia: “Fatlumturisht”.
Asonanca: fatlumturisht, brigjet na e sjellin.
Konsonanca: bashkë me ta fatlumturisht.
Sëfundmi: poezia e Traboinit, përpos lirikës ka një sentencë të gjerë stilistikore, që mund të shërbejë si tema studimore pse jo dhe doktoraturë, rreth figuracionit të madh dhe të pasur, duke i dhënë një dimension të ri gjuhës shqipe si pasuri, pasi sot gjuhës standarde shqipe po i bjerren vlerat nga keqpërdorimi, sidomos në komunikimet virtuale dhe më tej.
BIBLOGRAFIA:
1. Bloom, Harold. (2000): How to read and why? New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.
2. Carver, Raymond. (2019): Rreth të shkruarit, përkth: Albert Gjoka, “Palimpsest”, nr. 6, Tiranë.
3. Eco, Umberto. (1979): Lector in fabula, Bonpiani, Milano.
4. Fraj, Northrop. (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Anvi Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.
5. Gendlin, E. (1996): Focusing-oriented psychotherapy. New York: Guilford
6. Jeferson, Ann & Roby, Davis. (2006): Teori letrare moderne: përkth: Floresha Dado, “Albas”, Tiranë.
7. Murry, J.Middleton. (1931): “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
8. Steiner, George. (1997): Nostalgia for the absolute, Canada: House of Anansi Press.
9. Steiner, George. (2011): The Poetry of Thought, From Hellenism to Celan. USA: A New Directions Book.
10. Traboin, P. Kolec. (2022): Poetica (poezi të zgjedhura), “Email”, Tiranë.
Comentários