TETOR DASHURIE
(lirika) Nga Përparim Hysi
1.Dashuria e parë Asgjë...asgjë nuk kam harruar Druajtjen,skuqjen dhe flokët ngarkuar brilantinë. Sa puthje! Ç'puthje dhe ç'të përqafuar! Po pse nuk kthehesh prapë, moj "stinë?" Se si stinë qe,se aq zgjati Papritur,sakaq dhe gjithçka u prish Oh, i kujtoj ato çaste mjalti, I kujtoj dhe vuaj shpirtërisht. Dhe erdhën, mandej,"stinë të tjera" Unë prapë rashë në dashuri Po nuk ka si harrohet e"vjetra" Më bëhet sikur ndodh tani.
Të shkruaj kështu që ta dish (Ajo "stinë" nuk kthehet prapë) E kujtoj dhe ndjej dhimbje shpirtërisht Për atë"stinë" që ishte,e mjaltë.
2. Kur të putha
Atë çast kur ty të putha Sakaq, gjithë mjedisi u mbush me diell Me diell lulishtja; me diell dhe rruga Vallë,pse ndodhi ky mister? Njerëz të qeshur që flasin me zë të lartë Unë nga gëzimi sikur bubulloj Bubulloj se putha buzën e mjaltë Sa i lumtur që jam, mike,moj!
Këtë çast gëzimi s'e kam hasur kund Dhe jam krejt si i dehur Nuk gjej dot fjalë (ja që nuk mund) Aq,moj,aq jam i këndellur.
Dhe kaq nuk është pak Rrobën e vjetër a nuk e flakin tej? Kur të putha ty, u ktheva "çunak" Dhe ç'ndodhi më tej, nuk rrrëfej...
3. Takimi Kur erdhe ti tek "Taivani", Sakaq sikur solle një fllad maji Me fllad m'u mbush i gjithë xhani Ta harroj as që e kam kollaj.
U ule aty, ballë meje, Po ç'ngrohtësi që kishe tek sytë M'u ngroh gjaku në deje Dhe mend m'u mbytën gjemitë. Kshtu u takuam tek "Taivani" As që pyetëm në ka covid Tek shkruaj më dhëmb xhani Për ty, moj zonja IKS...
4. Më shkroi një mike mua
Më shkroi një mike mua Tani nga SHQIPËRIA është larg T'ju tregoj ç'më shkruan,dua Ta njihni dhe ju pak. Më quan poet rebel Se të vërtetën në vargje them Pastaj sikur më ngre në qiell Lëvdatë që nuk ia vlen. Mikja është dashamire ime Dhe shkrimet e mia i pëlqen Mbresohet nga vargje e shkrime
Dhe thotë:- Je penë që vlen!
Po kujt nuk i pëlqen lavdia Dhe miken e fanderoj Për të është poezia E di që do ta lexojë.
5. Kur... Kur ha buza për një buzë,shkelet syri për një sy Gjaku valë e gjaku shpuzë si atëherë, në djalëri. Ja dhe vetulla,fët me vetull, goja mbyllur por sa flet Dhe të isha unë i vdekur,do të gjallesha:KRISHTI vet! Gjiri kërcyer si bostan,bluza enkas e zbërthyer Sa më"hahet", o moj xhan (nepsi i madh më ka mbërthyer) Janë"peizazhe" që i njoh, që nga kohë e djalërisë Tash i shoh dhe po bëj"oh", me regëtima pleqërisë.
Tiranë, 18 tetor 2020
コメント