top of page

DASHURIA E NËNËS

Updated: Jun 20, 2020


Si ra zemra e mbështjellë në atë torbë në tokë

DASHURIA E NËNËS

Nga Fatmir Terziu

Atje ishte një “bos” i ri, që dashuronte shërbëtoren e tij

ajo dita-ditës tallej me të, duke i thënë “A keni frikë?”

sepse e ëma e kishte refuzuar, nuk e donte në shtëpi,

“bosi” i verbuar me dashurinë, mbi të kishte rënë pikë,

Kur ajo i vuri kusht një ditë :

në se më dashuron vërtet “më sill mua sot

kokën e nënës tënde të urryer, ja në këtë torbë”.

Ai, shkoi dhe vrau nënën e tij, e la të vdekur,

shkuli, nga gjoksi i saj ku kishte pirë, zemrën,

pastaj drejt dashurisë së tij mardhi si i dehur,

këmbët iu morën, rra sa gati hoqi thembrën.

Si ra, zemra e mbështjellë, në atë torbë në tokë

lëshoi një dihamë dhe një dhimbë tingullim,

pastaj foli me qetësi me një theks të ngrohtë:

“mos jeni gjë, lënduar shumë, i dashur djali im!”

Shënim sqarues: Frymëzuar nga një akt barbar i lexuar në media dhe nga një poemë Viktoriane në Britani të Madhe.

55 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page