Poezi nga Kadrije Gurmani
Nëna Europe
Mbytur nën ethet e zjarrta të pasigurisë e të pashpresës. Të nesërmen s’mund ta lëmë përgjatë errësirës të notoje. Si shkrumbëzim i agimit që shtrihet pertej ne horizont. Gjurmët e trandafilit në qiellin e pastër të ravijëzojmë K G.2010 ripostim
DASHURIA E JETËS
Ti pandeh, se të kam humbur,
por ti je brenda meje
me mure të dashur rrethuar,
që t’i shembësh këto mure
Duhet të kthehet koha e Mesjetës,
por kjo është thjeshtë e pamundur……….
…çmenduri e përsosur,
se të kam futur mes jetës
time të plagosur ….
Në Kishën e Laçit .2015
PRITJA ME BËHET SREHË.
Pritja,
mua më shoqëron në ëndërr.
e ndjek ngadalë dhe si hije më largohet
Pres,
që kokën prapa të kthejë, të shikoje fytyren time të heshtur
Pres,
Gjithmonë kam pritur,
të shikoj syrin tënd të kalter që shkëlqen…
Unë përsëri do pres,
tek dritarja hapur nga qielli,
ku yjet shuajnë terret për çdo natë,
sepse jam e dashuruar…..
e pritja…, më bëhet srehë.
Comments