top of page

Dashuria është më shumë se një puthje!


Arjana Fetahu Gaba

Dashuria është më shumë se një puthje!

Të pata thënë se dashuria është më shumë se një puthje,

që ndez qelizat tek hutoen,

sikur lëndines është vërshuar I pa fre

një lum,

është një puthje mbi plagën që rreh e dhëmb,

e të harrosh që ke gjumë.

Ku lotët,

ti fshish syve te mi venitur e gjysëm të mbyllur,

nga ethet që i kanë pushtuar,

të luftosh për mua,

mbi shtratin tim

dy herë pa u menduar.

Është,

të më lash si fëmijë trupin e eshkët, nëse s'do mundem dot,

e të qash pas krahëve të mi,

që mos të të shoh rrënuar,

e diellin ta lësh xhamave të hyj si një shpresë,

sapo të ketë aguar.

Të mos harrosh të ujitësh,

vazon e lules që dua aq shumë,

por foli ëmbël,

sikur unë në vesh,

më shih pastaj drejt e në sy dhe më thuaj,

sa e bukur jam kur të qesh.

Dashuria është më shumë se një puthje I dashur!

AMANETI

Miku im, kur të ngjithesh me balone siç e quan nëna ime,

Tre pika loti rrudhave, do ti kem fshirë,

Mos më harro, amanetin që ta kam dhënë,

Eshtë e vetmja, e zemrës dëshirë.

Tek rrugica pa shtruar ende, si në mesjetë,

Do të zbardhi vetmuar, shtëpia ime ,

Nje qiparis i lashtë, rrëzë gardhit diku duhet të jetë,

Dhe tek porta e pritjes, patjetër nëna ime.

Do të të dhimbsen sytë e saj, jo të kthjellët tashmë,

Të qarat, ja kanë zbehur shikimin asaj,

Po kur të të shoh, të vetëm pa mua,

Do të shkrehet në vaj, shpirti i saj.

Thuaj, as kësaj here unë s'munda të vij,

Tregoi, se jamë mirë, veç meraku po më tret mbi dhe,

Thuaj të më presë, se biri I saj një ditë do të vijë,

Përqafoje fort, sikur të isha atje.

Shikoma mirë të lutem shtëpinë, mik I shtrenjtë,

Se unë, dhe për gurët e sokakut tim , kam shumë mall,

Unë ty të kam, vëlla e kaluar vëllait,

Të kam të shtrenjtë, të kam të rrallë.

Futu brenda, puthja dorën nënës time,

Pi një kafe a raki, sikur të jem unë aty,

Zemra e saj,do të fluturojë dhe pse trishtuar,

Lotët, do të ti fshehi nga ata sy.

Shaminë e nënës të më sjllesh, siç të porosita,

Dhe fjalët nga gojë e saj, njejtë të renditura

hajde mi thuaj,

Mërgimi më vodhi nga ty nëna ime shumë te ri,

Ndaj dhe unë , kam një jetë që po vuaj.

Ti më ngjall frikë!

Ti më ngjall frikë,

sepse dal nga vetja e ndez ca zjerre shkëmbinjsh,

që djegin male e fusha e nuk kanë më shpresë,

sepse lulet e pemët vdesin,

në një Sahara të shkretë,

pa frymë, pa shpirt.

Ajo dritë zjarresh,

më verbon atë beben e syrit ku gjente paqe veç detit të qetë,

me kuaj e pulëbardha harbuar e pa fre.

Ti më ngjall frikë,

e kam ndrojë të hap perden,

se jashtë dritares time,

gjej fraza të shiut kur rënkon tek bie litar,

e fsheh ca gjurmë të dashura në ikje,

e nëse unë jam ajo flutur siç më quan ti,

më lër të jem ajo,

pa pengje krahëve të mi,

se ngjyrat e tokës mëndafsh që kanë,

thërmohen pa ajër, thërmohen kufijsh.

Horizontet rozë I dua të çelura

që të fluturoj pa frikë,

dhe në shirat e mallit mes ëndrrave,

si dikur vajzë.

Ti më ngjall frikë nëse dal nga vetja.

Vdesin gjërat që lë pas,

dhe unë bashkë me to,

n'arrati të shpirtit!

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, USA

130 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page