top of page

Dashuri të zjarrta në “Plazhin e Gjeneralit”




Tregim nga Halil Rama


Një pasdite të nxehtë korriku, Maks Telati i telefonoi administratorit të “Plazhit të Gjeneralit” që t’i siguronte akomodimin për një javë. Ishte ndoshta i pari vit që nuk kishte planifikuar që më parë se ku do t’i kalonte pushimet verore. Në këtë “harresë” vërtetë të pakuptimtë ndoshta patën ndikimin e vetë puna e tendosur e tejet voluminoze në gazetë, dhe për më tepër ftesat për dy dasma radhazi në dhjetëditëshin e parë të gushtit. Megjithatë, Maksi mendoi se më në fund po e gjente zgjidhjen edhe për pushimet e kësaj vere.

-Ju kam rezervuar vilën 18. Mund të vini që nesër, iu përgjigj Refiku. Dhe si për ta përligjur këtë akt, shtoi se kjo vilë ishte planifikuar nga Departamenti i Veteranëve. Bashkë me Ju do të jetë edhe gjeneral Agalliu, vijoi të përgjigjej administratori në celularin e Maks Telatit.

Një vilë në dispozicion, mendoi Maksi, do të ishte e bollshme për t’i kaluar pushimet së bashku me kunatin që sapo kishte ardhur nga Brukseli. Sëpaku, kështu do të mund t’ia shpërblente disi pritjen pompoze që i kishte bërë ai sa herë kishte qenë me shërbim në Belgjikë.

Sapo mori lajmin e gëzueshëm i telefonoi Fluturës me mendimin se ajo do ta quante këtë një surprizë të këndshme. Në të vërtetë, jo vetëm bashkëshortja, por edhe disa kolegë ia kishin vënë në dukje se kohët e fundit sikur po mburrej më shumë se çduhet para tyre.

-Mos u gëzo para kohe, se mos na ndodh si vitin e kaluar që na dërgove në Shtëpinë e Pushimit të Sindikatave me tualete të përbashëka, ia ktheu disi e dëshpëruar Flutura.

-Çthua moj zemër, ia ktheu me përkëdheli bashkëshortes. Me ka thënë edhe gjenerali se janë kushte komode. Do ta kalojmë këndshëm. Keni për ta parë. Besoj se vilën 18 do ta pëlqejë edhe yt vëlla që vjen nga Perëndimi…

Maks Telati s’donte ta besonte as vetë se që ditën e parë të pushimeve do të përballej me një të papritur kaq të pakëndshme. E ashtuquajtura “Vila 18” në “Plazhin e gjeneralit”, s’ishte gjë tjetër veçse një dhomë me katër krevate, një tualet dhe një dhomë aneks tharje. Por tashmë s’i mbetej zgjidhje tjetër. Ndërkohë, dy të njohurit e tij, drejtori i një ndërmarrje të madhe të metropolit dhe këshilltari ligjor i Ministrit të Emergjencave, i lanë shëndenë që ditën e parë plazhit “famoz” të gjeneralit!

Si u mashtrova kaq lehtë nga telefonata me administratorin xhanëm, ndërkohë që ai për vete ia ka mbathur për në Dhërmi me familjen e tij?! Vetëm mos më daltë para syve, u hakërrye Maksi ndër vehte, ndërsa Fluruta me dy djemtë si dhe kunati, dashur padashur iu nënshtruan kushteve të këtij plazhi që vetëm namim kishte të madh…


x x x


Kishin kaluar dy ditët e para të plazhit dhe Hajredin Agalliu – gjeneral lejtënant në pension s’po dukej gjëkundi ndonëse administratori i kishte thënë se Ai do të pushonte në vilën ngjitur. Maksi kishte menduar se me gjeneralin do t’i organizonin sëbashku pushimet me lojra e biseda zbavitëse. Dhe kështu ndodhi, kur edhe gjeneral Agalliu mbrriti këtu, tri ditë pasi kishte filluar sezoni. Fillimisht edhe Ai shfryu mërzitshëm kur u akomodua në të “famshmen” vila 17, Gjenerali që konsiderohej legjendë e dy kohëve, pasi kishte drejtuar luftën e ushtrinë e pasluftës dhe tani Organizatën e Veteranëve nuk e kishte shkuar ndërmend se në moshën 99-vjeçare do t’i duhej të pushonte në një dhomë me krevate dykatësh ushtarësh si në kohërat e zboreve. Gjithsesi, në ballkonin e asaj që e quanin vila 17 po i shtynte ditët i kërrusur thuajse gjithë kohën mbi “Kodin e Davinçit”. Gjithkush nga pushuesit që e shihte ia kishte zili vullnetin dhe zellin për të lexuar, edhe në atë moshë të thyer.

Një pasdite, ndërsa pinin kafe te “Drenica”, në të vetmin bar brenda mjedisit të “Plazhit të gjeneralit”, ngritur me kolona sipër një bunkeri të mbetur aty buzë detit, mbuluar me kallamishte, Maksi që e dinte se kishte shërbyer shumë vite si komandant i Forcave Bregdetare, e ngacmoi gjeneral Agalliun duke e prekur në ndjesitë e tij për këtë plazh që dikur ishte vetëm i udhëheqjes.

-Asokohe ishim të izoluar dhe imagjinonim se mund të na sulmonte armiku nga çasti në çast. Dhe Ai gjenerali, emrin e të cilit mban edhe sot e kësaj dite ky plazh, këtë e kishte pikasur për t’u relaksuar por edhe për të projektuar të ardhmen, për vete dhe eprorët e tij.

-Po për ndonjë gjë tjetër a shërbente ky plazh, e ngacmoi Maksi?

-Vërtet ishim të izoluar, por edhe ne dashuronim në mënyrën tonë, vijoj gjeneral Agalliu, këtë herë me sinqeritetin më të madh. Madje, ndoshta për herë të parë ai po pohonte orgjirat e ish - udhëheqësve në këtë perlë buzë Adriatikut.

-Vinte këtu fundjavave i pari ynë bashkë me sekretaren e tij, një biondinë e kholme, gjoja për të bërë planet e mbrojtjes nga ndonjë agresion i mundshëm, por për ne ishte fare e qartë se çfarë ndodhte brenda vilës së tij… Ndërsa ne inspektonim terrenin përrreth, gjenerali shtatmadhor dhe sekretarja luanin aventurat e tyre erotike. Atëhere ishte herezi t’i pohoja këto aventura, por në shoqëritë e sotme ato janë ndodhi të zakonshme….

Maksi, po e ndiqte me kureshtje të jashtëzakonshme këtë rrëfim të gjeneral Agalliut, i cili fliste shtruar me një diskion të qartë e gjuhë letrare, si të ishte në një orë leksioni me ish - studentët e Akademisë. E ngiste bisedën rrjedhshëm, duke rrëfyer jo vetëm orgjirat e nomenklaturës komuniste, por edhe betejat ngadhnjimtare mbi pushtuesin, kohë stërvitjesh e projektimesh për të ardhmen e ushtrisë, por edhe kalvarin që hoqi në burgjet e diktaturës, vetëm e vetëm se nuk i shkoi sipas avazit faraonit. Ndërsa vështronte detin dallgëshumë sillte në kujtesë dallgët e jetës së tij, por edhe dashuritë e stuhishme në këto mjedise, para se ta arrestonin.

-Ende po i vuajmë pasojat e atij sistemi,- ndërhyri si me takt Maksi, ndërkohë që Flutura me dy djemtë po zhyteshin në det. Ja, edhe unë e mbaj mend kohën kur ky plazh ka qenë nga më të preferuarit. Por sot, e sheh vetë se si është katandisur.

-Mos më bëj të nxjerr zorrët prej barkut, thotë gjeneral Agalliu i vërejtur në fytyrë. Është e pafalshme që edhe pas tri dekadash këtu të mos ketë as shezlonge e çadra për pushuesit...Ja, vetëm një gardh me tel me gjemba e ndan këtë të famshmin “Plazh të gjeneralit” nga qendrat rezidenciale qeveritare që dallojnë si nata me ditën…


x x x


Valdete Stërralli po i ndiqte me shumë vëmendje rrëfimet e gjeneral Agalliut, në bar-kafe “Drenica”.

-Më pëlqen ky emërtim, ashtu si edhe të disa lokaleve në bregdetin e Durrësit të pagëzuara me emrat të venbanimeve kryesore të Kosovës. Teksa pohonte këtë fakt, i qeshnin sytë gjeneralit 99-vjeçar që tashmë drejton Organizatën e Veteranëve. Ai nuk e fsheh gëzimin tek sheh që në njërën nga fasadat e “Drenicës” qëndron si relike e çmuar edhe sot e kësaj dite mbi një telajo mbishkrimi “Qendra e rekrutimit të luftëtarëve të UÇK-së”.

- Këtu e kam bërë edhe unë betimin dhe më pas iu bashkova armatës së UÇK-së, ndërhyn me takt Valdete Stërralli, nga tavolia përbri.

Maks Telati e kunati i tij shprehën habi se si kjo vajzë e kholme me sytë si shqiponjë kishte stopuar ëndrrat e moshës më të bukur duke iu bashkuar luftës për lirinë e Kosovës, por gjeneral Agalliu, që kishte qenë organizator i Lëvizjes për çlirim kombëtar pohon se Valin e kishte pikasur që në ditët e para të organizimit të formacioneve të UÇK-së.

Valdete Stërralli që kishte menduar ta surprizonte shekullorin Agalliu me këtë vizitë të u shfaq krejt papritur, atë të diel pasdite para vilës 17-të të gjeneralit.

-Kam ardhur të bëjmë bashkë gara noti, tha Valdeti, ndërsa iu hodh në qaftë gjeneral Agalliut.

Kur sapo kishin rufitur kafetë, ashtu në grup nxituan drejt detit.

Maks Telati, gati sa s’e përpiu me shikimin e tij të mprehtë nga sytë e tij të zgurdulluar, kur Vali po zhvishte uniformën e UÇK-së për të mbetur thuajse “nudo” me rroba banjo të tejdukshme. Sapo ajo u zhyt pas gjeneralit në thellësinë e detit, Maksi ndjeu dëshirën t’iu shkonte nga pas, ta veçonte Valin prej gjeneralit dhe ta tërhiqte sa më të thellësi nga ku mund të kacavjerrej pas gjimbajtëses së saj inkadeshente. Organi i tij qe fryrë teksa ëndërronte seks mes detit, duke shijuar buzët, kofshët e gjoksin e Valit. Por ajo as që ia vari. Përkundrazi, e zhytur në ujin e kaltër po lëkundej me zhdërvjelltësi mbi valët e detit përbri gjeneralit. Si në gara noti, ajo i la pothuajse pa mend gjithë pushuesit me joshjen që po i bënte plakut shekullor, atje në thellësinë e detit kaltërosh.

-Më në fund iu gjet ilaçi edhe gjeneralit, -tha buzagaz kunati i Maksit. Ku qe më parë kjo gaztore që na gjalloi këtë mjedis të mërzitshëm?!

Në të vërtetë sikur të mos e kishte surprizuar Vali, gjeneral Agalliu po i ngryste ditët e pushimit i mbërthyer mbi 700 faqet e “Kodit të Davinçit”. Por edhe duke luajtuar shah me kunatin e Maksit, të cilin herë pas here e ngacmonte duke i thënë si me të qeshur se “Ne të Traktatit të Varshavës qemë më të fortë se ju të NATO-s!”

Ujin e detit kishte vite që e kishte braktisur. Pëlqente vetëm shëtitjet bregut të tij mëngjeseve të praruara.Vali Stërrali që ia kishte zbuluar këtë sekret e shoqëronte të bënin bashkë gjimnastikën e mëngjesit. Ndërsa Maksi po pëlciste nga inati që s’po ia varte luftëtarja e UÇK-së, elegante e tejet joshëse, një siluetë e brishtë si e kukullave, veshur me rroba plazhi krejt të veçanta nga të plazhisteve tjera.

Identiteti personal tregon aftësinë e individit për të pasur një vetëdije që reziston në kohë, pavarësisht nga eksperiencat,-filozofoi gjeneral Agalliu i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit mëngjezor.

Në këtë përballje krejt të veçantë me detin, Vali Stërralli dukej se në shkëlqimin e diellit kishte gjetur pikërisht dritën e syve të saj.


* * *


Të nesërmën, Valdete Stërralli që në mëngjes ishte shtrirë sa gjerë gjatë në shezlong dhe bënte sikur po lexonte librin “Sekreti i sundimit të botës”, kopertinën e të cilit e kishte shtrirë në atë pozicion sa dukej sikur ia bënte me sy Telatit në çadrën fare pranë saj. Vali kishte vendosur ta provokonte, si hakmarrje të tentativës së tij për seks, një ditë më parë.

-Ky libër i tim shoq, mendova se vërtetë rrëfen sekretet e sundimit të botës për t’i aplikuar këtu në plazhin e gjeneralit, por s’paska asgjë nga ato që kam menduar. Në çdo faqe të tij ndesh xhelozi absurde, intriga, zënka, urrejtje...Taman si në jetën reale.

Për Maksin nuk qe e vështirë ta kuptonte se Vali ishte e lodhur nga martesa dhe se me një përkujdesje rastësore mund ta bënte për vehte. Largimi i papritur i Fluturës me dy djemtë për në Tiranë, pas një telefonate të prindërve të saj, mendoj se qe favor që ai të mund t’i afrohej Vali Stërrallit. Por u zbraps disi kur pa se në të pasmet e saj, ajo kishte bërë tatuazh inicialet e emrit të gjeneral Agalliut. Dukej se ishte çmëndurisht e dashuruar me gjeneralin shekullor.

Dy vjet më parë, gjatë një takimi përkujtimor për Masakrën e Tivarit, në Ulqin, ajo dhe gjeneral Agalliu i patën dhomat ngjitur në hotelin luksoz buzë detit. Dhe ndërsa Vali po e joshte duke thënë në praninë e dhjetra pjesëmarrësve në atë takim, se sonte do t’i futem në shtrat gjeneralit, ky i fundit, ia kthen si me shaka: kujdes moj vajzë se nganjëherë edhe të vjetrit ia mbush shejtani!

Të gjithë ishin gajasur me këtë qëndrim të plakut legjendar, por Vali Stërrallit i ishte ngulitur në mendje që në mos atëhere, ta gjente rastin për të provuar seks me gjeneralin shekullor. Ndaj dhe jo rastësisht kishte ardhur në plazhin e gjeneralit.

Vali ishte shumë impulsive dhe kjo po e çmendtte Maksin.

-Femrat duhet t’i bësh të qeshin...Ja për këtë e dua më shumë gjeneralin, ndërsa ti Maks më dukesh krejt kohën i zymtë. Vali Stëralli s’e dinte që kjo zymtësi e komshiut të përkohshëm këtu në plazhin e gjeneralit, ishte refleks i ndarjes së tij nga Irena, kolege e tij në gazetë, me të cilën flirtonte prej një viti.

Plumbi me plumb del, kishte menduar Maksi, teksa vështronte trupin e përkorë të Valit dhe mezi po priste t’ia shkopsiste gjimbajtëset për të mbrujtur sa më mirë gjinjtë e saj sa një kokërr molle starking. Por kur ndjeu se po i afrohej kësaj bukurie hyjnore që Zoti ia kishte sjellë përpara, sërish iu shfaq mirazhi i mrekullueshëm i Irenës.Jo, jo, Irenën nuk mund ta tradhtoj. Fluturën po, se ajo tashmë më është bërë si motër! Sa mendime të mbrapshta. Ç’evoluim i mbrapshtë për tradhtinë bashkshortore?! Por unë kështu jam gatuar dhe s’mund të ndreqem tani në mes të moshës, po filozofonte Maksi me vehte.

E magjishmja Vali Stërralli qëndroi edhe disa ditë përkrah gjeneralit, që ndonëse moshë e thyer e dashuronte marrëzisht. Në të vërtetë Ai, pragshekullori shtatlartë me bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, s’kish asnjë rrudhë në fytyrë. Ndaj dhe Vali donte medoemos të provonte seks me të. Për ta joshur, natën e parafundit të plazhit e ftoi gjeneralin në dhomën e saj ku pinë së bashku një shishe verë italiane barolo, në të cilën ajo qëllimisht kishte derdhur më përpara viagra bimore, pa efekte anësore...

Natën vonë, kur gjenerali kishte lexuar edhe fletën e fundit të “Kodit të Davinçit”, Vali Stëralli guxoi të futej vjedhurazi në vilën 17. Iu mbështet furishëm gjeneralit në gjoksin e tij leshtor dhe filloj t’i dhurojë puthje pasionante. “Plazhi i gjenerait” përjetoj atë natë vere ndoshta një nga dashuritë më të zjarrta….

55 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page