top of page

DASHURI NË KOHËN E VIRUSIT


Vullnet Mato

Festën tënde, këtë pranverë,

do kremtojmë sërish bashkë,

të pandarë, siç jemi përherë,

si në dhjetor dhe në 8-mars.


Ndonëse të dy, u thinjëm shpejt,

gjoksi për njëri-tjetrin na frymon.

Mosha jonë, u ngrys e u vrenjt,

po dielli në zemra s’na perëndon.


Kemi pasion, si në rininë e parë

të puthemi fort, sa më shpesh.

në buzë kemi ende atë nektar,

si në kohën e njohjes, mes nesh.


Dhe sa herë nisem, të të puth,

dy drita qiellore, të ndizen në sy,

buzët digjen, si oxhak me prush,

dy ylbere në fytyra bien tek të dy.


Ne i dhamë folesë, flatra vjeshtore,

puthjet s’çelin pëllumba, bilbila,

por tani kemi pranverën shpirtërore,

që në buzë e sy, na çel trëndafila.


Më dhuron frymën, më bën fllad,

të dhuroj në buzë e gushë, energji,

të shkarkoj elektricitet, qindra wat,

të zgjatim vitet, të mbetemi të ri.


Mua s’më shteron, dashuria për ty,

kam gjithmonë etje prej lakmusi,

puthjet nuk i kursej dot, as tani,

në kohë rreziku nga koronavirusi;


Se s’kemi frikë nga kjo epidemi,

kemi shpirt ripërtëritës, si Zeusi,

dashuria jonë, rilind përsëri,

ashtu siç mbin lulja, nga humusi.


Ti si femër, ke dy kromozome Iks,

dhe je për virusin, paksa anonime,

mua të dytin, ma jap dashuria fiks,

që më fal ti, moj mbretëresha ime.


Nëse virusi sulet me egërsim final,

atëherë zemrat, do çelin nga një bli,

ti në një fushë, unë në një mal,

me aromë për vajza e djem të ri...

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page