top of page

Dashuri mbi dashuritë


Dashuri mbi dashuritë


Atdhe erdha të të përqafoj,

Unë gjithmonë të jam besnik,

Krenar kam thënë që jam Shqiptar,

E kurrë s'kam patur frikë.


S'jam ndier I fyer që ta them,

Në asnjë rob që më panë sytë,

Zemrës kam flamur me shkabë,

Armikun vënë në tytë.


Shpirtin ma thërret kjo tokë,

Është dashuri mbi dashuritë,

Eshtë një dhimbje kaq e fortë,

E që s'ka të dytë.


Këtu kam varret për të qarë,

Këtu më lulëzon liria,

Këtu hedh vallen me opinga,

Këtu m'ka hije burrërria.


Arjana Fetahu Gaba


Mos harro


Erë trëndeline me hidh trupit,

Dy yje më zbrit për këta sy,

Buzët i kam të paprekura,

Të presin ty


Mos harro flori të hënës,

Të ma dedhësh si gjerdan,

Dhe pak qiell me afro belit,

Dhe ca re mi vish fustan.


Në s'tu duka ende peri,

Flokët mi lidh me ca ylber,

Gushën kam paprekur,

Ta kam lënë që ndonjëherë.


Dhe në këmbë që mos vritem,

Ca petale nis e shtro,

Mos harro të sjellësh verë,

Dhe ca afshe nga ajo.


Dhe pastaj në prag të mbrëmjes,

Unë ca shkarpa do ti gjej,

Do ti ndez kur të bjerë vapa,

Sa të dua të rrëfej.


Arjana Fetahu Gaba

57 views1 comment

1 Comment


mich.maska
Aug 04, 2022

Me pelqeu pezia "MOS HARRO", poezi e thjeshte, e fresket, shkruar bukur artistikisht

Urime, suksese, me respekt, Myslim Maska, Athine

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page