Daman Sinani: Vargje për 6 mujorin e Astrit Bishqemit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 7 days ago
- 1 min read

Kohë moj e pabesë
Ti që na jep jetë
Ti që jetën prapë na e merr
Pse na e more këtë engjëll
Thuajmë për besë të Zotit,
Ti moj e pabesë
A merren burra si Astriti
Sapo gotën e trokiti
Në festën tënde vjetore
Në shtëpinë. Evajzës së tij
Me buzëqeshje burrërore si gjithnjë
Për dy minuta në tokë e shtrive
Shpirtin ia morre për asnjë nuk pyete?
Sa zemra therre
Sa lotë derdhe e vazhdon të përditë
Me mijëra kolegë, studentë e kolegë
Me shokë e miq në të katër anët
S'të erdhi keq
E për kë?
Gjithë ai kolloz që vitet zbukuroi
Me libra, romane e novela
Që fëmijët të kenë vetëm buzëqeshje
Nxënësit ushqim të mendjes së ngrohtë
Studentët majat e botës
Ne breaz ti transmetojmë
Auditorët të gumëzhijnë
Me Antologjitë e Diksioneret e tij
Me gjithë mend moj Ti, Ti
Shpirt katile e mënxyrë
Keq s'të erdhi … të vjen mirë?
Ti moj zane
Që vozit dynjane
Si mbi dhe e nën të
Thuajna diçka e mos përto
Thuajna troç.. si është
Astriti?
Si është bashkëshorti e babait i rallë
Shihni lotët e Ilirit
Kthe sytë nga Elvira, Miranda dhe Elsa
Shikoji mirë të zezat motra.
Qajnë e presin se mos në derë
Ju brof papritur ai
Astrit që nuk ka të dytë
Astrit o xhan
Astrit o kollona e fisnikërisë njerëzore
Astrit o kollozi i letrësisë fëminore
Astrit o bukuria e profesoratit shqiptar
Astrit o i ëmbëli i respektuari i gjithësisë njerëzore.
Ti kurë nuk vdes!

Me mall vëllazëror:
ELSA & DAMANI
Comments