top of page

DALLGË NDJENJASH

Poezi nga Kasam ShAQIRVELA

Palosen si palë flamuri ndjenja të dallgëzuara dhe vijnë si bibliotekë fjalësh të pathëna me ngjyrë gjaku e dheu përtej ndrydhje mendimesh e qepje gjuhësh fjalëshumë nga fakirë punëlumë... shkurtohen shtate mëmëdheu seç bulojnë kërkesat ndër fate të prera arnuar për uni me fije shprese... a brigjet e shpirtit të vrarë ç’i rrahin baticat e një zemre të çarë në pritje kohësh, dhe detit të përjetimeve një barkë dëshirash përkundet ndër valë të kujtimeve... të një moti të athët nga kohë e shkuar herë në dallgë gëzimesh, herë në dallgë zemërimesh, në këtë dallgëzim jete më shumë për të tjerët dhe më pakë për vete, vetja del fort e trazuar në pritje agimesh...!

11 views0 comments

Kommentarer


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page