DALLDÍ LIRIE NË PRISHTINË


Gjokë Dabaj


E pashë te “Zëri i Amerikës” defilimin e homoseksualëvet dhe lezbikevet nëpër Prishtinë. Por më parë po dua të bëj një sqarim të vogël. Dikur, më kanë akuzuar zyrtarisht se e dija anglishten (dmth amerikançen), por nuk tregoja. Nuk e pohoja. E mbaja të fshehtë. Unë as sot nuk e di anglishten, por e dëgjoj “Zërin e Amerikës” në shqip... Në një kohë tjetër, kur kisha vendosur të martohesha me një vajzë nga Jugu, më akuzuan, këtë herë gjsmëzyrtarisht, se unë “këtu e haja bukën dhe përtypesha në Amerikë”. Ky thashethem idiotësh (sepse idiotë ka në të gjitha kohët) për pak më la pa u martuar.

Tash kanë ardhur kohë të tjera dhe unë e dëgjoj thuajse rregullisht “Zërin e Amerikës”, sepse fati i kombit tim varet shumë prej mbarësisë apo jombarësisë së punëvet pikërisht atje, në SHBA.

E pashë, pra, dhe e dëgjova “Zërin e Amerikës”, si përherë, edhe para një apo dy netësh. Një pjesë e atij emisioni, atë natë, i ishte kushtuar parakalimit të homoseksualëvet dhe lezbikevet nëpër sheshin kryesor të Prishtinës.

Jam moralisht i detyruar ta them, dhe këtë nuk mund askush të ma ndalojë: Ata nuk qeshnin, por zgërdhiheshin. Ata nuk vallëzonin, por përdridheshin. Ata nuk f