
Dallëndyshja
Fatmir Terziu
Sapo zbriti nga velat e anijet së lashtë
Dallëndyshja u shkel nga çizmet e trasha me lëkurë,
stomaku u palos, këmbët iu varën, krahët
ah, krahët mbetën në sytë e tyre, një figurë.
E ashtu sy më sy,
shkeljet vazhduan gjatë,
tërë dallëndyshet nga velat e rrënda ranë,
të Tjerët nuk kishin më kohë,
u munduan të iknin tutje larg, matanë.
Në ikje u shkelën mjaft.
E aty të tjerë dallëndyshe u vranë
u menduan gjatë për shkelësin e pashpirt
po, dhimbja ishte si helmi, një trisht.
E megjithatë vetëm qielli e kuptonte lart
ra shi dhe toka e gjitha u lag.
Dallëndyshja u shkund, u ngrit, lëvizi krahët,
për trupin e saj nuk kishte paq,
lotoi dhe sytë iu mbyllën me mall për fëmijët e saj
pastaj vetëm Zoti u afrua e puthi në ballë
dhe sytë ia palosi ngadalë.
Dallëndyshja iku, e nuk u kthye nga lart.
Bardhyl Maliqi
Më pëlqen simbolizmi i kësaj poezie Fatmir!