Dalinë Arifi: Prizren
- May 1, 2025
- 2 min read

Në qytetin tënd
Kam ardhur në qytetin tënd të jetoj
Tani do ti ndajmë bashkë qiellin..
Ditët me shi e diell, netët me yje...
Por shtratin kemi diku tjetër.
Në qytetin tënd
Diku në një nga lagjet e tij
Frymonë një mikesh e vjetër.
N'STINË PRANVERE
Kalldërmit në qytetin tim
Hija e Pranveres ka ra
Eh, nostalgji e viteve t'mia
Në çdo kockë t'kujtoj me mall.
Edhe kjo Pranverë nuk të kthehu prapë
T'gjata e t'mjerume janë netët e mërgimit
Secili fsheh dhimbjen e kush përmallimin
N'stinën e Pranverës u bo motmot
Që kur rrugëtove n'dhe të huj.
Nata po më zë e agu i mengjesit më çelë
Tue kujtue çdo pllëmbë me ty,
Ti ike e unë mbeta aty
Tue t'dasht e tue t'prit...
Mos po i vije fundi k'tij mërgimë
Nuk të solli as kjo stinë
N'strehën e gjirit tim.
PRIZREN
E vrava sonte, pramë e parpram
I vodha ndjenjat e i thash nuk t'du ma
Ah Prizren sa mëkatin mbi shpatullen tende
Ec kalldërmit si një zoj e ranë e qytetit tand
Askush s'mi njeh gjynahet e fshehta tek Rrapi
Veç zemrës tem e hijes Bistricës
Takat rrapëllin ke Urë e Gurit e, e Xhevris
Nalna i numroj vitet e rinis
Athu ku e lash atë dashni ?
Ku e fsheha ndjenjën e mëkatuar
Ia vodha lumtunin e lash t'gjymtuar
Sot n'vitet e pleqnis qaj me denes
Si nuk vjen, ah sa e pa shpresë.
Edhe shiu, edhe dielli
Edhe stinët ndryshojn
Veç mëkatin s'ma lan dot.
Prizren mbi shpatullat tua lash qetësin time
Që sot pas kaq vitesh po e kërkoj....









Comments