DËSHMI MORALE DHE MENÇURIE


ECJA DREJT SË DJATHTËS –DËSHMI MORALE DHE MENÇURIE

Nga Frank Shkreli

Libri më i fundit i autorit të njohur me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Thanas L. Gjika, titullohet, “Ecja Drejtë së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie” Botimet Jozef 2021, 372 f. Në këtë libër, autori përmbledh shkrime shkencore dhe publicistikë të viteve të fundit, që synojnë përballimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj komuniste, pothuaj gjysëm shekullore të vendit, si dhe dënimin e krimeve të njërit prej regjimeve më të egra të diktaturës komuniste të shekullit të kaluar, ndërsa nenvijon edhe nevojën e ecjes drejt së djathtës së shëndoshë politike në Shqipëri.

Në këtë libër, lexuesi gjen dhe vlerësime autorësh e veprash, portrete, kujtime dhe shkëmbime letrash të autorit me disa personalitete të diasporës shqiptare – kolegë e miq të tij -- si Profesor Sami Repishti, Visar Zhiti, Jozef Radi, Lekë Përvizi, Luan Rama e disa të tjerë. Njohja e tij me Lasgush Poradecin e kujtime të tjera interesante nga mosha e tij shkollore.


Edhe ky libër, në vazhdën e punimeve të vyera të mëparshme të Thanas Gjikës, përfshirë studimet historike mbi fillimet e Krishtërimit në trojet ilire, analizat politike dhe shoqërore si dhe publistikën e tij të pasur, ndihmon lexuesin e sotëm në trojet shqiptare dhe në diasporë që të kuptojë më mirë shtrembërimet e të vërtetave historike gjat