top of page

DËSHIRË



Si përherë shpejt u çua. Pas atij veprimi, do të hidhte diçka krahëve dhe mes rutinës të përditëshme do të kryente të gjitha ato veprime që duhen bërë çdo mëngjes. Hodhi shikimin prej saj. E zonja e shtëpisë, me të cilën kishte mbi tridhjetë e pesë vjet që ndanin sëbashku atë shtrat, ende po flinte. Në qoftë se do të meremi me shprehjen mblesëri, për atë njeri nuk kishte rëndësi veprimi si ishte njohur me të sepse aroma e trupit të saj i pëlqeu që në çastin e parë. Në momente kur kishte dëshirë ta pushtonte fort, ai do t’i pëshpëriste ato dy-tre fjalë të ëmbla nga të cilat ajo miklohej, ëmbëlsohej shumë shpejt. Me gjithëse gjumi e kishte zhytur thellë atij jastëku ai nuk ishte vetëm i tillë. Mes buzëve të cilat i mbante mbërthyer fort me njera tjetrën, në skajet e tyre, si gjithmonë do të shfaqte atë ëmbëlsinë e përhershme. I u afrua pranë, ja përsëri u tundua nga aroma e saj. Dëshirën e çastit për ta puthur nuk e kryejti nga frika se mos zgjohej. I mjaftoi aroma, aroma e trupit të saj e cila ishte ajo që mbante të lidhur atë bashkëjetesë.

Konsumoi mëngjesin e zakonshëm ku mes tyre edhe dy lugë reçel të cilin e përgatisnin si përherë bashkarisht. Si gjithmonë, me kujdesjen e përhershme të tij, doli pa u ndjer prej andej. Edhe portën e shtëpisë tek e hapi e mbylli me kujdes. Zbriti shkallët dhe u ndodh në trotuar.

Kishte nevojë të ndodhej me vetveten. Në atë ecjen e mëngjesit nuk vraponte por vetëm nxitonte i cili si veprim ishte i njëjti rritëm jo vetëm nga adoleshenca, por ndoshta ai kishte filluar që nga bota fëjminore e tij. Nga “banania” që mbante në brez, të cilën nipi i tij e thërriste kështu pasi ajo kishte gati formën e saj, ku në të cilën mbante telefonin e sende të tjera, nxori kufjet. Kyçi lidhjet me realitetin dhe rendi nën rritmin e muzikës italiane. I pëlqente të mbante të njëjtin rritëm të ecjes përgjatë atij trotuari pa çka se ai herë pas here ndryshonte gjerësinë e tij reale ku aty, gati do të përplasej me të tjerë por kjo nuk e shqetësonte atë. Ata ishin gati pjesë e tij, në të njëjtën ndjesi e rritëm po lëviznin. E gëzonte ai moment tek përplasej me ta. Më të shumtit prej tyre ishin të rinj. Pas “përplasjeve,” prej tyre, përveçse buzëqeshjeve merte edhe ndjesitë e ndryshme të përcjellë prej atyre parfumeve me aromat më të çuditëshme. Tek do të kthehej në shtëpi, atë ndjesinë ndryshme prej asaj ecje të këndëshme buzë detit do të ishte çliruar nga çdo gjë.

Ja përsëri u ndodh brenda portës së shtëpisë duke e mbyllur atë me kujdes. Qetësia që zotëronte atë hapësirë banimi, e konceptuar prej tij prej një kohe të gjatë, ende do ta thërriste për ta eksploruar. Porta e dhomës ishte e gjysëm-hapur ashtu si e kishte lënë pasi që të dy mendonin se ajo atmosferë e krijuar prej jetës bashkëshortore duhej të shpërndahej në të gjithë hapësirën e shtëpisë. U përball si gjithmonë me atë femrën nudo mbi kokën e krevatit të realizuar prej tij në laps , të kornizuar ose më saktë të përshtatur me çdo element të asaj dhome gjumi. I u kujtua nipi kur e pa për herë të parë tek e pyeti se kush ishte ajo, ai duke buzëqeshur i u përgjigj, gjyshja kur ishte e re. I pakët ishte edhe reagimi i atij vocëraku i cili i u shfaq gati si miratim. Në krah , gati në të njëjtën lartësi dy tre fotografi të atij bukuroshi të vogël. Mbi komodinë, brenda kornizës së vetme që ndodhej aty, buzëqeshja e asaj treshe femërore do t’i kujtonin çdo mëngjes ekzistencën e familjes atërore, nënokja ajo bukuroshja trupvogël,në atë fotografi ende frymonte me të dy bijat e saja.

E zonja e shtëpisë ende po flinte. Iu afrua duke e kundruar me ëmbëlsi e dëshirë të madhe. I u afrua edhe më shumë për të shijuar aromën e nxehtë të trupit të saj. Do ta puth pa le ë zgjohet i tha vetes. E nisi nga sytë e në vazhdim në të gjitha pjesët e asaj fytyre që për të ishte gjithçka. Shkoi përsëri tek buzë. Ajo, tek çeli shikimin e saj gati të përhumbur do t’i lëpinte ato pjesë që besonte se do të kishin lëngun e asaj puthje. Në atë përballim, në sytë e tyre do të shprehej e njëjta dëshirë. E zhytur thellë asaj ndjenje të përherëshme, i kërkoi me ngulm peshën trupore të tij duke e tërhequr prej vetes.

108 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page