Dëgjoni Këngët tona!
- Dec 26, 2021
- 1 min read

Nga Fatmir Terziu
Rrufetë që këputen gysmash nga lartësitë vdiskan në Dhéatin tim! Bubullimat shurdhmemece paskan mbetur shekujve në poret e hojta të baltës sonë...
Ylberet paskan lindur të pikturojnë pas stuhive kostumet e zanave atje tej në sheshin e madh të dasmave.
E kur u flashtkan stuhitë u zbukurokan dashuritë.
Diku mes Tokës dhe Qiellit qëmoti paska ngritur monument Loti.
Se lotin e merrka lumi me vete përcillka tutje rrënkime e derte...
... prandaj kur rrënkojnë, gurët, të Rrëndët ngrihen e bëhen një në korr këngët!








C' te them me teper se dy miqte e mi? urime, suksese. Myslim Maska, Athine.
Xingografia:
Këndvështrimi i poetit e mikut tonë F.Terziu, (në emigracion si dhe ne) kësaj here brënda mallit për Atdhèun e përbashkët, na tërheq vëmëndjen me fenomenet e natyrës. Rrufetë, bubullimat, vdesin në Tokën tonë. Stuhitë zbukurojnë dashuritë tona. Loti ka ngritur monumentet tona. Dhe ky përshkallëzim na shpie te ylberet që ngjyejnë e zbukurojnë kostumet e dasmave dhe përmallohemi tek sjellim nëpërmënd atë që na mungon: Tokën tonë, Atdheun tonë. Zëmrën tonë të lënë peng. / Xingografia! / Athinë.
Dëgjoni këngët tona, fton Poeti, se ato janë rrufe trimërish, bubullima kushtrimi, stuhi luftrash, bukuri të ylberta në festën e jetës-dasma, lum dertesh, gurë që rënkojnë e ngrenë këngën në korin si kala, vet historia... Kështu e pata ndjesinë dhe vegimin që përftova nga leximi i parë i kësaj poezie sintezë e emocionuese.