
Nga Xhavit Gasa
Cila nënë ju polli ju gjeneralë të vdekjes, nuk i dëgjoni të qarat e fëmijëve që çajnë, qiellin e kaltër loti dhimbjes mbush detin?
A i dëgjoni mallkimin e nënave o barbarë, nëse jeni bij nënash ndaleni këtë barbari, s’ngrihet lavdia mbi fëmijë të pafajshëm!
Kush gëzon spaleta gjenerali me pabesi, gurët qajnë e kërkon të gjallërohet toka, dëgjoni vajin e fëmijëve do ju mallkojë koha