Covid-19 duhet të jetë një pikë kthese


Covid-19 duhet të jetë një pikë kthese


Prof Dr Fatmir Terziu


Njerëzimi do të fitojë luftën kundër Covid-19. Dhe këtë e them me bindje…, por Covid-19 duhet të jetë një pikë kthese. Që në krye dua të theksoj se ky është mendimi i Dr Norman Lewis, që është një shkrimtar dhe drejtor menaxhues i “Diagnozave të së Ardhmes”, pasi sipas tij shkencërisht është vërtetuar tashmë se “Viruset e natyrës nuk përputhen me gjendjet njerëzore”. Një lajm i mirë sapo u paraqit nga mediat britanike dhe natyrisht ai vjen pasi “Numri i rasteve të reja dhe numri i vdekjeve të raportuara në kryeqytet kanë rënë”. Pra, sikurse shihet edhe në këtë lajm që për momentin mbetet shpresues, Covid-19 ka detyruar që vëmendja të jetë e përqendruar tek ekspertiza shkencore e shoqërisë si kurrë më parë. Beteja e menjëhershme sikurse dihet është me një armik të padukshëm, por gjithashtu po zhvillohet edhe një betejë tjetër e padukshme, e ci