
PANAJOT BOLI
CA FJALË ZVARRISTE ERA
-CIKËL ME POEZI-
TI,BËHU NERAIDA NË LIQEN
I bashkova dy majat e maleve të fshatit tim
I bëra shkallë të ngjitem një copë herë në henë
Kjo llavë e verdhë qe sa herë më ka marrosur
Fosforeshent ma bëri shpirtin e dashurinë liqen
Ti,eja të krehesh flokët kaçurrela tek ky liqen
Mengjes e mbremje të lashë sytë te ujë i bekuar
Po deshe, behu sundimtare , bëhu mbretereshë
Dhe ti,si Neraida mos lejo tjetër për t’u afruar.
Lendina e vogël e fshatitt u bë qilim fluturues
Më gaz më çoi tek yjet qe më prisnin në brinjë
Më mbushen grushtat plot me vezullimin e tyre
Të të bëj një kurorë floriri me karatë njëmijë
Mengjes e mbremje të lashë sytë te uji i bëkuar
Dhe ti, si Neraida mos lejo tjetër për t’u afruar
ANKTHI
Deshi të rrinte përqafuar me të
Të luante edhe ca
Por endrra u lodh, u merzit
Papritur iu fsheh
Pas perdës së natës.
Një yll zbriti nga galaktika
Si xixellonjë ta mbaj në gji
Ai qendroi ca i hutuar
Pastaj i rreshqiti e ra
Theriime u bë
Heshtja dridhej nga të ftohtit
Në xhamin e dritarës
Era i përplaste kokën
Një trendafili dhembërenë
Me degëzën e lodhur
Dhe vajtonte era mbytur
Hingëllima e kalit të princit
Të mos degjohej në oborr
U nervozua edhe jasteku
Turinjve i ra , gjumit qe zgërdhihej
CA FJALË ZVARRISTE ERA
Ca fjalë zvarriste sonte e lodhur era
Të zbehta, të mardhura nga cingërima
Sa zgjasja pak dorën t’i mirrja në krahë
Ato mekëshin, të mbetura si mërmërima
Ca fishkëllima zvarriste e lodhur era
Si vaje qyqeje,të vetmuara në cingërima
Me afshin e gojës mundohem t’i ngroh
Ato seç ngjiren e behen befas psherëtima
Të dyja ngjishen pas xhamit të dritarës
Avuj bëhen e skicojnë bukur sytë e tua
Si nxënës rri në derrasën e zëzë të klasës
-Më ler,të shkruaj veç një fjalë edhe mua
Fjalë dhe fishkëllima më sjell prapë era
Avuj bëhen përseri, fjalëzën ma fshijnë
Nervozohem,serish e shkruaj me nxitim
E në dritën e vetetimës i shoh si ndrijnë
Dhe pastaj,oh,pastaj.. të shikoj tutje retë
Të afrohen si anije ngarkuar plot me mall
Të kopsit zemrën,mos më derdhet dhembja
Si valë të shkumbëzuara qe hidhen në zall
SKULPTORE DO TË BËHEM, MË THE
Erdha vetëm në këtë cep të detit qe nuk i vumë emër
Pa u ndjer eci,mos kercas rëra,e tremb valet në endërr
S’më panë valët,murmurisin ca fjalë në gjumë pa kuptim
Më pret guri ynë,në qafë si gjerdan dy germat e emrit tim
Do të bëhem skulptore,më the,e prova e parë: emrin tend
Kalem,stralli i kuq,ty, mjeshtja, në gur-monument gdhend
Jo më kot nuk i vumë emër këtij cepi, mos ta dinte njeri
Të mos adhuronte askush tjetër veprën tende,veç unë e ti
Më mori malli,ndaj erdha i vetëm këtë mbremje të qetë
Ta shijoj veç unë , ta këtë kujdes, të porosis të mirin det.
Valët si neraida të bukura i prekin,i lajnë,oh, me sa dashuri
Hëna ime nis dritën e saj,t’i lyej,të ndrisin me ngjyrën flori
ME SHIUN NUK U ZURA SOT
Me shiun nuk u zura sot
Vetem heshtja
Lotonin sytë e tij pareshtur
Mbi pëlhurën e hirtë
Një copëz melankoli.
Me shiun nuk u zura sot
Vetem degjoja
Ca tinguj në mijëra tela nën qiell
Si melodia e një violine të çartur.
Me muzikë funebre
Me shiun nuk u zura sot
Vetem shikoja
Një mantel të qendisur prej hiri
Në krahët e shpirtit të më hedh
Me butësi.
Me shiun nuk u zura sot
Vetem ndjeja
Pikat e mallit të binin mbi gjoks
Të më lagnin dashurinë
Qe dridhej si gjethja e lagur
Comments