top of page

BUZAGAZJA E TË GJITHË SHQIPTARËVE


HAPPY BIRTHDAY, XHULIETA KULLA, BUZAGAZJA E TË GJITHË SHQIPTARËVE!

O xhan, ti je më fisnikja e të gjitha dashurive njerëzore! GËZUAR, e shtrenjta ime! Prej teje kemi edhe një pasqyrë ku shohim PËLLUMBIN TËND DHE MIKUN TONË, NË TRE HAPËSIRA MADHORE - NJERI, SHKRIMTAR, MIK I VLERTË! FESTOFSHI DITËLINDJET E NJERI - TJETRIT! GËZOFSHI FËMIJËT DHE TRASHËGIMTARËT! JETOFSHI EDHE NGA URIMET TONA! ~~~~ ILIRIANA JUAJ DHE GJITHË FAMILJA - BROOKLYN, NY - SOT E PËRGJITHMONË!

{VO: Xhulieta Kulla është një ndër aktoret e njohura dhe të dashura për shikuesit shqiptarë . Aktorja ka lindur në qytetin e Beratit më 31 dhjetor të vitit 1946. Në këtë qytet me traditë ajo ka kryer edhe arsimin bazë 7-vjeçar në atë kohë. Gjatë viteve të shkollës dhe në shfaqjet apo aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në kohën kur ishte nxënëse e ciklit fillor, ajo spikati në këto aktivitete por edhe në aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në Shtëpinë e Pionerit për interpretimin si aktore, kërcimtare, këngëtare dhe prezantuese.

Duke parë talentin e saj të veçantë dhe pasionin për skenën, ishin vetë prindërit e saj ata që e mbështetën fillimisht Xhulietën që të mund të ndiqte studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas të studionte për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve. Ishte pikërisht periudha e studimeve në Institut kur Xhulieta u shpërfaq si një aktore e jashtëzakonshme sidomos në zhanërin e komedisë. Interpretimi i saj i parë profesional ishte në shfaqjen studentore “Zbutja e Kryeneçes” e Shekspirit në rolin kryesor, atë të Kryeneçes. Ky ishte edhe roli që përcaktoi përfundimisht edhe rrugëtimin e saj në artin skenik. Më vonë ajo u bë pjesë edhe e trupës së teatrit dhe estradës së qytetit të Fierit ku do të njihej dhe më pas të martohej më shkrimtarin dhe libretistin e shumë materialeve të vëna në skenën e teatrit, Pëllumb Kulla. Gjatë jetës së saj profesionale është vlerësuar me shumë çmime dhe medalje për interpretimet brilante sikurse përkufizoheshin nga kritika e kohës. Një ndër vlerësimet më të rëndësishëm është edhe “Urdhëri Naim Frashëri” i akorduar nga Kuvendi Popullor, çka e bën artisten një personalitet me vlerë të skenës dhe artit shqiptar Xhulieta në teatër dhe kinematografi ka interpretuar një listë shumë të gjatë të përsonazheve, karaktereve dhe figurave artistike nga të cilat ne do të shkëpusim vetëm një pjesë fare të vogël të tyre pasi do të ishte thuajse e pamundur t’i përmendim të gjitha. “Historia e një vajze” 1972 “Sonte do të na gatuaj Vera” 1977 “Shoku Niqifor” 1979 “Telefoni i ri” 1981 “Dy krisma në Paris” 1981 “Zemrat me zilka” 1988 “E bukur shtëpia e vjetër” 1989 “Një budalla e gjysme” 1990 Në fillim të viteve ’90 Xhulieta së bashku me familjen e saj u shpërngulën për të jetuar jashtë Shqipërisë për në Gjermani, Kanada, SHBA ku ajo vazhdon ende të jetë pjesë e veprimtarive të ndryshme artistike.}.

16 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page